Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Log” në News 24, me moderator Endri Xhafo, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është lobim por shpresë nga PD për të anashkaluar instrumentin e shpalljes ‘non grata’.
Vangjeli: Kjo është çarja e parë e izolimit, çarja e parë e rrethimit që ka nisur që me shpalljen ‘non grata’ nga SHBA.
Ardhja e këtij ekipi në Tiranë, sepse nuk është i vetëm, para tij, 4 apo 5 të zyrës së tij kanë kontrolluar terrenin, mund të them që nuk është lobim, por as një menaxhim i fushatës së ardhshme elektorale.
Kjo është shpresa për të anashkaluar instrumentin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës, për një ftesë të mundshme të tij në Washington, për të rrëfyer që Washingtoni në mos aleat, është i barazlarguar nga palët.
Kemi ndryshim të kursit, sot tek demokratë është krijuar ideja që ndryshimi i pushtetit në Tiranë do të vijë nga ndryshimi i humorit në Washington.
Zoti Rama ka instaluar dhe ka forcuar fort një seri lidhjesh të njerëzve të afër me Trump, me administratën e re, kjo e bën garën të barabartë, pasi dje ishte e pabarabartë në favor të PS.
Sherifi i ri i ardhur në Tiranë, mnd të ketë ndikim në Tiranë, por se nga do anojë është tjetër histori.