• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lopata, sprajt e lecka për të pastruar gjurmët e vrasjes së Jan Prengës/ Publikohen të treja pamje nga resorti “Golden” (Foto)

by Java News
18/02/2020 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen foto të tjera që tregojnë mënyrën se si është marrë peng 49-vjeçari Jan Prenga, transportimi i tij në bodrumin e kompleksit “Golden” në Shijak, killerat me kazma dhe lopata, si dhe fshirja e njollave të gjakut, me leckë dyshemeje dhe detergjent kimik. Të gjitha këto veprime, dukshëm kriminale dhe aspak të denja për mënyrën e trajtimit të një njeriu të pajetë, i cili është zhveshur deri në mbathje, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë kompleksit “Golden” në Shijak.

Sot “Shqiptarja.com”, vijon me publikimin ekskluziv të fotografive të tjera të kësaj dosje, ku del roli i personazheve të arrestuar si Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bixhdili dhe personave në kërkim Altin Hajri, Artan Doçaj, Aleks ose Bardhok Doçaj, Dritan Rexhepi, Gentian Doçaj, Korado Doda, Gentian Bleta dhe Aldo Manishta.
Pikërisht ky që shihet në këtë foto është automjeti “Range Rover” i vjedhur në zonën e Kombinatit, në pronësi të një këngëtareje së tallavasë.

Ky automjet mban brenda trupin e pajetë të Jan Prengës, babai i 5 fëmijëve Jan Prenga, dhe në këtë foto duket qartë se në orën 12:32 po hyn në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak.

Në pritje të këtij automjeti, sipas prokurorisë ka qenë Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden”, që shfaqet pikërisht në këtë foto, me bluzë të bardhë dhe futet në bodrumin e kompleksit pikërisht në orën 12:33, për të parë situatën e pengmarrjes.

Altin Hajri ka qenë në dijeni të plotë të kësaj pengmarrje, pasi nga verifikimet e tabulateve telefonike që kanë kryer prokurorët, ka rezultuar se pikërisht në datën 17 janar 2020, ai ka dhjetëra telefonata me personat që rrëmbyen Jan Prengën. Madje këto telefonata kanë qenë intensive deri në momentin, kur mjeti “Range-Rover” në 12:32 është shfaqur përballë kompleksit “Golden” dhe ka hyrë në bodrumin e këtij kompleksi.

Implikimi i Altin Hajrit në këtë ngjarje është i qartë dhe i padiskutueshëm, ku ai fillimisht shfaqet në këtë foto me një bidon me ujë që mban në dorë. Ndërkohë më pas Hajri, është njeriu që tregon se si duhet të veprojnë duke zhveshur viktimën, hedhur rrobat në koshin e plehrave dhe zhdukja e kamerave.

Duke ju referuar pamjeve filmike rezulton se viktima Jan Prenga, ka vetëm një plagë pas koke, nga e cila ka humbur shumë gjak, e për pasojë ka vdekur.

Deri në këto momente nuk dihet nëse kjo plagë është shkaktuar me qytën e pistoletës apo me një send të mprehtë thikë, kjo pasi ende dhe sot prokuroria, nuk ka trupin e pajetë, për të bërë këqyrjen nga afër dhe konstatimin e plagëve.

Ndërkohë në filmimet e tjera grupi prej disa personave ka zhveshur trupin e pajetë të Jan Prengës dhe më pas e ka hipur atë në një furgon tip “Fiat, në dyshemenë e të cilit ishte vendosur një plastmas, për të shmangur njollosjen me gjak të furgonit.

Pikërisht në këtë foto, kur ora shkon 15:36, tregohet qartë se njëri nga personat që besohet të jetë Festim Bixhdili, ka rrëmbyer një lopatë dhe më pas ka vendosur në furgonin, ku ndodhej dhe trupi i pajetë i Prengës, me të cilin janë larguar në drejtim të paditur për hetuesit.

Ndërsa gati 35 minuta më pas, në orën 16:11, siç tregon edhe kjo foto Olsi Turja shfaqet në bodrumin e kompleksit “Golden” së bashku me Leonard Hajrin, duke larë dyshemenë nga njollat e gjakut. Olsi Turja qëndron në këmbë me një detergjent kimik (Sprait) në dorë ndërsa Leonard Hajri, lan me shpejtësi dyshemenë me një leckë me qëllim fshirjen e gjurmëve.

Tashmë të dy këta persona janë arrestuar, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë lidhur me ngjarjen e rëndë dhe fshehjen e trupit të pajetë.

Kjo ngjarje ka ndodhur si rezultat i mbajtjes peng të një sasie prej 260 kg kokainë në Angli nga vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga. /shqiptarja.com/

Next Post
Municion luftarak në banesë deri te radio policie, arrestohen babë e bir të dyshuar për shpërndarje droge

Municion luftarak në banesë deri te radio policie, arrestohen babë e bir të dyshuar për shpërndarje droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In