Mbretëresha Elizabeta e Dytë teksa shqyrtohej plani i Qeverisë së sapozgjedhur në Parlament, bëri të ditur se Britania e Madhe deri në fund të vitit 2017 do të mbajë referendum për anëtarësim në BE.
Votuesit britanikë të referendumit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që duhet të mbahet në dy vitet e ardhshme, do t’i përgjigjen pyetjes “Nëse Britania e Madhe duhet të mbetet anëtare e BE-së”.
Kryeministri britanik Devid Kamerun, Partia Konservatore e të cilit fitoi në zgjedhjet e mbajtura gjatë muajit, planifikon deri në fund të vitit 2017 të shpallë referendum për anëtarësim në BE, ndërsa deri atëherë do ta rishqyrtojë rolin e vendit në BE.









