Qindra qiellgërvishtës dhe blloqe ndërtesash janë të planifikuara që të ndërtohen në Londër, të cilat do të ndryshojnë përgjithmonë fytyrën e Londrës, transmeton koha.net.
Më shumë se 80 ndërtesa të larta, me nga 20 e më shumë kate, janë duke u ndërtuar ndërsa më shumë se 200 të tjera vetëm se kanë marrë aprovimin për tu ndërtuar. Mbështetësit e këtij plani thonë se ky transformim masiv është e vetmja mënyrë për të përballuar krizën e banesave në Londër.
Por kritikët frikohen se këto blloqe ndërtesash do të shërbejnë vetëm për investitorë të jashtëm, të cilët zakonisht lënë ndërtesat e zbrazëta.