• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Londra i refuzon mbrojtjen princit Harry: Jam i rrënuar, dua të pajtohem me familjen

by E S
03/05/2025 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jam i shkatërruar”, pranoi princ Harry në një intervistë për BBC, pasi Gjykata e Apelit në Londër refuzoi kërkesën e tij për të pasur siguri shtetërore në Mbretëri. Por kjo ishte vetëm hyrja e një bisede – ose më saktë një rrëfimi – që pritet të ndezë shumë debat. Harry tha se do të dëshironte “jashtëzakonisht shumë një pajtim me familjen e tij” dhe konfirmoi se prej kohësh nuk ka më kontakte me babanë e tij, mbretin Charles, i cili është i sëmurë me kancer.

“Nuk e di as sa kohë i ka mbetur për të jetuar”, shtoi ai.

Në ditën kur mbesa e tij, princesha Charlotte, feston ditëlindjen e saj të dhjetë, Harry lëshon një tjetër deklaratë bombastike – ngjashëm me atë të vitit 2021 përkrah bashkëshortes Meghan Markle te Oprah Winfrey, ku akuzuan familjen mbretërore për racizëm ndaj djalit të tyre Archie. Një kujtesë e fortë edhe për intervistën e famshme që dha në BBC nëna e tij, princesha Diana, para 30 vjetësh, kur tha fjalët e paharrueshme: “Ishte pak si një martesë me tre persona”, duke iu referuar lidhjes së Charles me Camillan.

Kësaj here nuk ka ndonjë komplot. Harry flet lirshëm, pa dorashka, duke shfaqur sipas kritikëve ose naivitet, ose arrogancë. “Do të ishte shumë bukur të kishte një pajtim në familje,” tha ai. “Ka pasur shumë konflikte mes meje dhe disa anëtarëve të familjes mbretërore, por tani i kam falur.” Sipas tij, është koha për të lënë pas të kaluarën, veçanërisht pas vendimit të fundit gjyqësor që refuzoi apelimin e tij kundër vendimit të Ministrisë së Brendshme për t’i hequr atij, Meghan-it dhe fëmijëve të tyre të drejtën për mbrojtje shtetërore në Britani – pas largimit të tyre në Kaliforni në vitin 2020.

“Kjo është një padrejtësi e thellë,” tha Harry, “sepse tani nuk do të mund t’ua tregoj fëmijëve të mi vendin e tyre të origjinës, që e dua shumë – ata do të ishin në rrezik. Kemi marrë kërcënime për vrasje nga neonazistët dhe islamistët.” Ai pretendon se ishte e pamundur të fitonte në gjykatë, duke e quajtur këtë si një manovër të “fuqive të mëdha”. “Më ranë duart kur mësova se edhe një anëtar i familjes mbretërore është pjesë e RAVEC-ut,” – komiteti shtetëror britanik që vendos për mbrojtjen e figurave të rëndësishme dhe që përbëhet nga përfaqësues të policisë, qeverisë dhe vetë familjes mbretërore.

“Jam i tradhtuar”, akuzoi Harry, duke kujtuar se kishte ofruar ta paguante vetë mbrojtjen shtetërore. Por kjo u refuzua nga gjyqtarët, të cilët argumentuan se do të krijonte një precedent të rrezikshëm për “privatizimin” e sigurisë kombëtare në favor të të pasurve.
Në mbrëmje, megjithëse në intervistë u tregua i hapur për paqe, Harry sqaroi se beteja e tij ligjore nuk ka mbaruar. Ai i ka dërguar një letër ministres së Brendshme Yvette Cooper, duke kërkuar që të rishqyrtohet vendimi.

“Më ka larguar babai im për shkak të kësaj çështjeje të mbrojtjes,” zbuloi Harry. “Disa anëtarë të familjes nuk do të më falin kurrë pas librit që kam shkruar,” duke iu referuar autobiografisë “Spare”, që i solli atij të paktën 50 milionë euro fitime përmes rrëfimeve tronditëse mbi familjen Ëindsor. “Por nuk ka më kuptim të vazhdojmë luftën. Jeta është e çmuar, dhe nuk e di sa kohë i ka mbetur babait tim. Do të më pëlqente shumë të pajtohesha me familjen time. Tani u takon atyre nëse do ta pranojnë këtë apo jo.”

Nga pala tjetër, heshtje totale nga familja mbretërore – e kuptueshme, duke qenë se marrëdhëniet mes Harry-t dhe pjesës tjetër të familjes janë të ngrira prej muajsh dhe ai vazhdon të publikojë në publik konfliktet e brendshme, gjë që ka zemëruar thellë si të atin, ashtu edhe vëllanë, princin William. Burime të “The Sun” thonë se mbreti Charles është “i zemëruar dhe i tronditur nga intervista”. Ndërkohë, Buckingham Palace mohoi çdo teori konspirative për ndonjë komplot shtetëror ndaj Harry-t.

Gazetarja Liz Jones nga “Daily Mail” komentoi: “Nuk kam parë kurrë një princ të kërkojë ndihmë kaq hapur në publik. Është e qartë kush është përgjegjës dhe nga kush po kërkon të shpëtojë,” duke aluduar në Meghan Markle. “Do të doja shumë ta përqafoja të gjorin Harry”.

Next Post
“Ishim të dehur, po ziheshim”, dëshmon amerikani që vrau gruan në Shkodër. Shfaq pendesë për krimin

“Ishim të dehur, po ziheshim”, dëshmon amerikani që vrau gruan në Shkodër. Shfaq pendesë për krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In