• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

by A R
24/02/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re sanksionesh ndaj të ashtuquajturës “flotë hije” e naftës ruse, duke shtuar përpjekjet për të goditur të ardhurat energjetike që financojnë luftën e Kremlinit në Ukrainë.

Sipas një deklarate të publikuar sot, 24 shkurt, nga Foreign Office, Londra vendosi në shënjestër 175 kompani të lidhura me rrjetin 2Rivers. Njoftimi përkon me përvjetorin e 4-ërt të nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Po ashtu, Britania sanksionoi edhe PJSC Transneft, një nga kompanitë më të mëdha në botë të tubacioneve të naftës, e cila, sipas autoriteteve britanike është përgjegjëse për transportimin e mbi 80% të eksporteve ruse të naftës.

Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se “Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë sot veprime vendimtare për të ndërprerë financimin kritik, furnizimin me pajisje ushtarake dhe rrjedhat e të ardhurave që mbështesin agresionin rus”, duke e cilësuar paketën si “masat më të mëdha që nga muajt e parë të pushtimit”.

Në tetor, Bloomberg raportoi se rrjeti 2Rivers, i lidhur me tregtarët aziatikë Etibar Eyyub dhe Tahir Garayev, ka luajtur një rol kyç në mbajtjen në qarkullim të qindra milionë fuçive naftë bruto ruse, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare të vendosura pas nisjes së luftës.

Rrjeti i kompanive offshore, i njohur më parë si Coral, u zgjerua me shpejtësi përpara se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar që nga viti 2024 të dëmtonin ndjeshëm aftësinë e tij për të operuar.

Në atë kohë, avokatët e Garayev mohuan çdo lidhje të tij me Rosneft apo me Eyyub, si dhe deklaruan se ai nuk ishte përfshirë në aktivitete të lidhura me naftën që nga fundi i vitit 2022. Përfaqësuesit e kompanive të Eyyub nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Mësohet se sanksionet kanë rritur ndjeshëm koston e çdo transaksioni dhe kanë bërë që bankat, kompanitë e sigurimeve dhe firmat perëndimore të shërbimeve profesionale të shmangin bashkëpunimin me këtë rrjet, për të mos rënë vetë nën hetim nga autoritetet.

Si pasojë, rrjeti është detyruar të paguajë prime më të larta sigurimi, të pranojë rrugë transporti më të gjata dhe më pak transparente, si dhe të ulë çmimin për fuçi, ndërsa ndërmjetësit, rafineritë, operatorët e magazinimit dhe portet ose kanë refuzuar plotësisht bashkëpunimin, ose kanë rritur kostot për t’u mbrojtur nga rreziku ligjor.

Foreign Office theksoi se sanksionet ndërkombëtare i kanë hequr Rusisë rreth 450 miliardë dollarë të ardhura, një shumë që do të mjaftonte për të financuar edhe 2 vite të tjera lufte.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In