• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Londër/ Vetëvritet avokati i ish-SHIKasit që zhduku Remzi Hoxhën! E shpëtoi dy herë nga ekstradimi

by A R
23/03/2022 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

John Jones QC ishte një ndër avokatët më me zë në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve. Në dy raste pas arrestimit në Londër ia doli të bllokojë ekstradimin e ish drejtorit të kundra-zbulimit të SHIK Ilir Kumbaros, i dënuar në mungesë me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin në Vain të Lezhës, të biznesmenit Remzi Hoxha.

Vdekja e John Jones QC është mësuar pas një procesi gjyqësor iniciuar nga bashkëshortja e tij Misa Zgonec-Rozej, që kërkon një kompensim prej 5 milion stërlina nga një spital psikiatrik.

Jones, i dha fund jetës në 2016 pasi u hodh përpara një treni në stacionin West Hampstead.

Bashkëshortja e Jones dhe kjo një avokate e njohur, në padi thotë se dy mjekë i dhanë një trajtim medikamentesh jo të duhura atij, në spitalin Florence Nightingale Hospitals Ltd, duke fajësuar ata për vdekjen.

Ilir Kumbaro u arrestua për herë të parë po në Londër në shtator të vitit 2008 dhe u lirua në dhjetor të vitit 2009, pasi avokati Jone Jones, i tha gjykatës së ekstradimeve se mandatit të arrestit i kishte kaluar afati.

Ky ishte episodi i parë i bllokimit të ekstradimit.

Vendosmëria e prokurorit Xhevat Hana bëri që Kumbaro të arrestohej përsëri në Janar 2010, duke i ndjekur procedurat e ekstradimit në liri me kusht, pasi nusja e djalit të tij vendosi një garanci prej 10.000 sterlinash.

Gazetari I Top Channel Muhamed Veliu ish-korrespondent në Londër që ka ndjekur të gjithë këtë çështje të bujshme ekstradimi thotë se “autoritetet britanike të drejtësisë ishin të habitur atë kohë se si Ilir Kumbaro mundi të pajtojë John Jones QC si avokat. Asnjëherë nuk u mësua se kush pagoi për shërbimet e tij mbrojtëse ndaj të kërkuarit të drejtësisë shqiptare, në një kohë kur Jones ishte eksperti më i mirë për çështjet e ekstradimit e natyrshëm shumë i shtrenjtë në shërbimet që ofronte”.

Gazetari Muhamed Veliu tregon se çfarë ndodhi në seancën e fundit të ekstradimit.

“Ishin zhvilluar disa séance gjyqësore ekstradimi. Dokumentet sjellë në Londër nga prokurori Xhevat Hana po e çonin ekstradimit drejt një rruge të pakthyeshme. Në këto séanca gjyqësore u pa se Ilir Kumbaro kësaj here nuk kishte asnjë shpresë, ta evitonte ekstradimin siç, ndodhi edhe herën e parë, natyrshëm edhe me ndihmën e miqve të tij në Tiranë, të interesuar ta mbanin Ilir Kumbaro larg Shqipërisë. Më 7 Dhjetor 2011 ora 15:00 gjykatësi do të lexonte vendimin e pritshëm për ti dhënë dritë jeshile ekstradimit. Mbrëmjen e 6 Dhjetorit, u mësua se avokati John Jones QC kishte zhvilluar një konsultim me Ilir Kumbaron ku me gjasë i ka shpjeguar se gjykatësi do të urdhëronte ekstradimit. Ky është moment i fundit kur Ilir Kumbaro rezulton të ishte prezent në shtetin Anglez. Të nesërmen ai nuk paraqitet në gjykatë, ndërkohë Jones i tregoi gjykatës se kishte folur me klientin e tij një natë më parë. Në kushtet kur Kumbaro theu lirinë me kusht gjykatësit nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta shpallte atë në kërkim. Që prej Dhjetorit 2011 kur ish oficeri SHIK Ilir Kumbaro u zhduk për të nuk ka asnjë lloj informacioni nëse është gjallë apo jeton i fshehur në ndonjë vend tjetër”.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, vetëvrasja e avokatit anglez John Jones QC i shtohet listës së personave që u përfshinë në ekstradimin e Ilir Kumbaros por që sot nuk jetojnë më.

Fillimisht u nda nga jeta prokurori Xhavat Hana pas një sëmundje të beftë për të cilën vajza e tij Albana ka shprehur dyshime.

Budion Meçe ish officer i SHISH, pjesë e grupit që torturoi Remzi Hoxhën, pas një sëmundje të gjatë teksa në Gjykatën e Tiranës po gjykohej kjo çështje u nda nga jeta.

Trupi Remzi Hoxhës nuk u gjet asnjëherë. Ilir Kumbaro prej 2011 rezulton i kërkuar nga drejtësia angleze dhe ajo shqiptare.

/a.r

Next Post
Afera CEZ-DIA/ Të gjitha fijet që të çojnë tek Meta, dëshmitë e Hejsek, Priftit, Berishës dhe gruas së Kastriot Ismailajt, që u kërcënua më pas

Afera CEZ-DIA/ Të gjitha fijet që të çojnë tek Meta, dëshmitë e Hejsek, Priftit, Berishës dhe gruas së Kastriot Ismailajt, që u kërcënua më pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

January 22, 2026
Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In