• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Londër: Sot debati parlamentar për BREXIT, May rrezikon edhe vota konservatorësh

by Java News
06/02/2017 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani i kryeministres britanike, Theresa May për ta larguar vendin e saj nga Bashkimi Evropian është kritikuar nga një anëtar i partisë së saj, raporton Reuters duke thënë se kjo është një goditje ndaj May, pak para votimit në parlament i cili duhet të autorizojë nisjen e negociatave për BREXIT.

Nesër fillon debati tre ditor në parlament, ndërsa ai do të pasohet nga disa votime për atë nëse duhet që planit të May t’i shtohen kushte ekstra për nisjen e bisedimeve me Brukselin, të parapara të fillojnë më 31 mars.

Ndonëse nuk besohet se plani i saj do të bllokohet në tërësi nga parlamenti, por May e ka të nevojshme që të ketë përkrahjen e tërë partisë së saj për të marrë miratimin e parlamentit.

Reagimi i deputetit konservator, Neil Carmichael, ka bërë që uniteti i partisë së May të thyhet.

“Ne do të mund të përballemi me prospektin e largimit nga BE-ja në formën sikur jemi duke ‘u rrëzuar nga shkëmbi’ – ashtu siç e kanë përshkruar disa daljen nga BE pa marrëveshje, duke u përballur me pasoja shkatërruese ekonomike”, ka thënë Carmichael.

“Parlamenti duhet ta ketë fjalën e fundit kur duhet të arrijmë pikën e fundit”, ka shkruar më tej Carmichael në “Mail on Sunday”.

Shumica konservatore e May në parlament përbëhet nga 16 deputet më shumë se sa opozita, mirëpo një zyrtar anonim i ka thënë Reuters se duhen 20 konservatorë të votojnë kundër planit të saj.

Një nga ligjvënësit konservator, euroskeptiku Steve Baker thotë se në përgjithësi janë 27 deputetë konservatorë gati për tu rebeluar, mirëpo deri më tash publikisht kanë folur vetëm Carmichael dhe Anna Soubry, të cilët e kanë përmendur mundësinë e votimit kundër qeverisë.

Sot u panë shenjat e para të paknaqësisë brenda Partisë Konservatore, që po u përhapën mund të sjellin ndryshimin e planit të May, duke e dëmtuar autoritetin e saj brenda Britanisë dhe potencialisht duke iu dhënë përparësi negociatorëve të BE-së në bisedimet për BREXIT, përgatiti ”REL”. (b.an)

Next Post
Rrëfimi i Matilda Makoçit: Në gjimnaz më kanë kushtuar një këngë

Rrëfimi i Matilda Makoçit: Në gjimnaz më kanë kushtuar një këngë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In