• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Londër, Majko me deputetë britanikë: Mësuesit shqiptarë të futen në sistemin shtetëror të arsimit

by Java News
20/03/2018 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e diasporës shqiptare shkon në dyert e parlamentit britanik. Në ambientet e organit më të lartë legjislativ të Mbretërisë së Bashkuar, Ministri Pandeli Majko u takua me deputetë britanikë, ndër të cilët laburisti John Grogan, njëkohësisht kryetar i grupit gjithë partiak të miqësisë Shqipëri-Britani, z.Andrew Francis Slaughter, z.Martin Vickers, z.John Whittingdale, znj. Seema Malhotra etj.

Ministri Majko u tha parlamentarëve se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e kanë afruar Shqipërinë me shtete dikur të largëta, duke u kthyer në urat më të mira lidhëse. Duke përmendur numrin e madh të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Britaninë e Madhe, z.Majko tha se i detyroheshin atyre mbështetje maksimale.

Ministri falënderoi politikanët për rolin e tyre në krijimin e mundësive për diasporën tonë atje. Duke u ndalur tek arsimi, z. Majko vlerësoi mbështetjen që u është dhënë iniciativave për ngritjen e shkollave shqipe por kërkoi që të mundësohet përfshirja e mësueseve shqiptarë në sistemin shtetëror të arsimit.

Majko Britani

“Shqiptarët duhet të jenë pjesë e së tërës”, ishte komenti i Ministrit, i cili e vuri theksin tek shmangia e veçimit apo identitetit të dyfishtë.

Gjatë takimit, deputetët i drejtuan pyetje Ministrit lidhur me strategjinë e shtetit shqiptar për diasporën dhe synimin për t’u garantuar emigrantëve të drejtën e votës. Z. Majko i informoi ata mbi hapat e ndërmarrë deri më tani, duke përmendur ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës, krijimin e Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin dhe Komitetin Shtetëror për Diasporën. Ai tha se po fokusoheshin në një strategji për kanalizimin e remitancave tek investimet.

Sa i përket çështjes së votës Ministri tha se bëhej fjalë për një sfidë ambicioze, konsideruar numrin e madh të shqiptarëve jashtë vendit, por shtoi se mes palëve politike ka konsensus mbi këtë çështje. Ai i njohu ligjvënësit britanik me disa prej opsioneve që janë në tryezë. Ndërkaq, deputetët shprehën vullnetin për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për çështje që shqetësojnë komunitetin tonë atje, duke rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe në rrugën e integrimeve evropiane.

a.ç

 

 

Next Post
Peleshi vizitë në Holandë, fton bizneset të investojnë në Shqipëri

Peleshi vizitë në Holandë, fton bizneset të investojnë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In