• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Londër/ Del para gjykatës “mbreti” i grabitësve shqiptarë në Britani

by Java News
18/04/2019 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar 42-vjeçar, i dyshuar si “mbreti i skifterëve” të Londrës në ishullin britanik, ka dalë para një gjykate këtë të enjte i akuzuar për vjedhjen e bizhuterive me vlerë mbi 500 mijë paund. Asdrit Kapaj akuzohet se ka hyrë në shtëpitë private disa milionë paundëshe të rrethinave të pasura të Londrës jugperëndimore, mes viteve 2008 dhe 2018.

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, ai u shfaq ditën e sotme para Gjykatës së Magjistratëve të Wimbledonit, ku u njoh me akuzat për 18 vjedhje dhe dy tentativa vjedhjeje, për bizhuteri që shkojnë deri në 542 mijë paund.

Sipas akuzës, bizhu me një kosto prej 371.855 paund janë marrë nga vetëm një grabitje e vetme, që besohet të ketë ndodhur mes 24-27 shkurtit të vitit 2017, në Atherton Drive të Wimbledonit.

I veshur me xhup të kuq dhe me xhinse, Kapaj, i cili banon në Altrincham, Greater Manchester, u prononcua vetëm në konfirmimin e gjeneraliteteve të tij, adresës së banimit dhe nënshtetësisë serbe.

“Ai është akuzuar në vazhdën e një hetimi të specializuar të policisë, që shqyrtoi një seri vjedhjesh, veçanërisht në zonat e pasura të Wimbledonit. I pandehuri shënjestronte zona specifike dhe vjedhjet kryheshin vetëm netëve, mes orës 19 të darkës dhe 5 të mëngjesit. Ai zhvillonte kërkime të imtësishme kur hynte në shtëpi, e pasi merrte ç’kishte për të marrë i linte gjërat në pozicionin e mëparshëm, duke bërë që viktimat të mos zbulonin se ishin vjedhur. Ai kërkonte veçanërisht bizhuteri dhe para të thata”, thotë prokurorja Mary Atera.

Akuzat më të fundit të ngritura ndaj Kapajt, i dënuar edhe më herët për vjedhje, do të bashkohen me shkeljet që do t’i komunikohen nga një tjetër gjykatë, që do të zhvillojë seancën e saj më 24 prill.

/a.meta

Next Post
FOTO / Rehabilitimi i “Astirit”, shtrohet rruga “Belushi”

Bulevard i ri në Kashar, zonë problematike me infrastrukturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In