Njësia e shëndetit publik në Mallakastër nuk ka lejuar zhvillimin e ndeshjes Bylis-Tirana, pavarësisht se përgjigjia e tamponëve për lojtarët ka rezultuar negative.
Sipas njësisë së shëndetit publik në Ballsh, ekipi duhet të qëndrojë në karantinë.
Ndërkohë, dy futbollistët të Bylisit, Guindo dhe Bicaj nuk kanë kryer tampona për Covid-19.
Kujtojmë që një ditë më parë, një futbollist i Bylisit rezultoi pozitiv me COVID-19 pas kthimit nga Shkodra.
/e.rr