Futbollisti me prejardhje shqiptare që i shënoi Shqipërisë mbrëmë, Ezgjan Alioski, i uroi kuqezinjtë për fitore. Ai e konsideroi ndeshjen si shumë emocionuese për të.
“Urime Shqipërisë për fitoren. Për mua ishte ndeshje shumë emocionale, por jam i gëzuar për golin”, deklaroi Alioski.
“Kisha emocione për golin dhe më uruan gjithë shoqëria dhe familja. Gjithsesi, ishte një fitore e shqiptarëve dhe unë ua uroj këtë”, shtoi ai.