Fatmir Xhafaj i bën thirrje prokurorisë të hetojë ndaj deklarimeve të Bashës, lidhur akuzat se kryeministri dhe minsitri i brendshëm kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.
Xhafaj deklaroi se nuk mund të vazhdohet më me shpifje dhe shantazhe.
“Partia Demokratike nxjerr kokën dhe hedh baltë. Këta persona shpifin se familjarët e mi janë të lidhur me lojërat e fatit, me përgjegjësi ligjore dhe politike. Kjo është paaftësi për një opozitë për të luajtur rolin e një opozite dinamike.
Të angazhohen seriozisht kompetencat, të hetohen mbi këto deklarime. Nuk mund të vazhdojmë më kështu, ku çdo kush mund të shpif si të dojë e për kë të dojë, e të shantazhojë ministrin apo kryeministrit e vendit, deklaroi Xhafaj
Javanews/a.ç











