• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lojë fëmijësh të rritur apo drejt fashizmit?!

by Bajram Peçi
10/01/2025 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Zhurma nuk prodhon asgjë, veç bezdisjes. As një udhëtim i Junior Tramp drejt Groenlanës, as botimi i hartave ku Kanadaja është veshur me flamurin amerikan, as botimi prej Meksikës i një harte, ku një sipërfaqe e konsiderushme e Shteteve të Bashkuara shënohet si kundërpërgjegje “Mexico Amerika”! Pas dy javësh do shohim nëse kemi të bënim me kërcënime përmes të cilave presidenti Tramp u kujton të vegjëlve se meritojnë të provojnë tiraninë e të mëdhenjve dhe nënshtrimin apo i fton vërtet Europën, Meksikën, Kanadanë, Panamanë, Danimarkën në fushën e betejës!?

Për mjekësinë ka qenë e njohur prej kohësh, prej shekujsh, se një vijë tejet e hollë ndan gjenialitetin me çmendurinë. Krenaria në kulm e ndokujt është një tregues që dallon shpesh gjenialët dhe të çmendurit. Janë të tjerë, nga jashtë, ata që mund të dallojnë nëse e kanë kaluar atë kufirin e unit zhgënjyes. Të parët e kanë mësuar ndërsa të dytët nuk e besojnë se me të njëjtën thikë mund të presësh bukën, mishin, frutat, por mund të presësh dhe gishtin.

Prej ditësh, shefat e BE-së, Francës, Gjermanisë, e të tjera shtete europiane po ja venë në dukje këtë si Tramp-it ashtu dhe mikut miliarder, Elon Musk, duke qenë të bindur se asnjë nga këto “pushtimet” nuk ka gjasa të ndodhë! Të dy, mesa duket, kanë vendosur që miliardat “Tusk” t’i drejtojnë kundër të majtave kryesisht europiane, qofshin dhe të moderuara.

Mendojnë se u janë përkushtuar, përmes përdorimit të pasurisë monetare, shkatërrimit të “të majtave”, por në të vërtetë miliardat i janë drejtuar përqafimit të diktaturave dhe shkatërrimit të demokracisë. Nuk duhet kurrësesi të mendojmë se çdo paralli i përdor ato si pervers! Dikur, pak vite më parë, më i pasuri në botë ka qenë Bill Gates, por fondacioni që krijoi me Melindën i drejtoi miliardat për zbulimin dhe vaksinimin e fëmijëve afrikanë ndaj poliomieliti, një sëmundje virale që sjell atë që quhet “Paraliza infantile”, i përdori pra në dobi të një shoqërie e komuniteti të varfër njerëzish.

Në demokraci, paqeruajtja është feja, e shenjta, që ndonëse është dëshmuar se ka qenë parreshtur e detyruar të përshkojë një rrugë të vështirë, kanë punuar me përkushtim për ta ruajtur, për të mbrojtur qytetarët përmes mbështetjes së proceseve kushtetuese dhe organizimin e zgjedhjeve të lira. Janë demokracitë ato që u përkushtohen mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.
Njerëzimi shkon drejt rinimit. Për këtë janë ngritur kolona mbajtëse të ngrehinës së qytetërimit dhe janë vendosur rregulla të sjelljes ndërkombëtare, si OKB-ja, Këshilli i Sigurimit, Gjykata Ndërkombëtare, Mbrojtja dhe Bashkëpunimi (NATO). Nuk është koha kur para 160 vjetësh carit të Rusisë bujkrobe i duheshin para dhe ja shet Alaskën Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Kërkesa për blerjen e Groenlanës (nëmos pushtimin) shënon njëherësh dhe vdekjen e NATO-s, sepse ishulli, duke qenë pjesë e Paktit të Atllantikut, i përket ta përdori sidomos USA (siç po e përdor me bazën ushtarake që ka atje), si shteti me ekonominë, financat e ushtrinë më më të madhe të paktit dhe nuk ka arsye ta blesh, përpos nëse të duhen burimet minerare të saj vetëm për amerikanët. Është synim që i shkon për shtat premtimit elektoral: Epoka e artë e Amerikës po afron.

Shumëkush këto ditë pyet: po rregullat, po parimet apo shkofshin në djall!?

Samuel Huntington, studiues i njohur i shkencave politike, ka argumentuar se karakteristika përcaktuese e shekullit të 21-të do të jetë një përplasje qytetërimesh. Sipas tij, konfliktet midis qytetërimeve do të zëvendësojnë konfliktet midis shteteve-kombe dhe ideologjive që karakterizuan shekujt 19 dhe 20. Mirëpo, nga sjellja e Tramp, kjo pikëpamje jo se bie, por nga sa duket për momentin nuk merr përparësi!
Nga zgjedhjet e nëntorit që bëri populli amerikan e deri më sot, Tramp ka sjellë përmes zëdhënsave të tij një varg argumentesh që çojnë në konfliktet mes shteteve dhe kombeve, ku konfliktet mes qytetërimeve nuk kanë lidhje; se pse psh i duhet Groenlanda Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Në lojë argumentesh janë dhe kahjet nga ecin qytetërimet, të cilave gjithnjë e më shumë u duhen burime. Kjo sjellje politike e pranon thyerjen e rregullave dhe arrogancën e më të fortit, kur sheh se nga mbishfrytëzimi janë pakësuar burimet lokale, ndaj nevoja i shtyn qytetërimet të miratojnë politika imperialiste dhe ekspansioniste për burime që të tjerët i kanë dhe nuk i shfrytëzojnë. Një e tillë është ishulli më i madh i planetit, Groenlanda.
Dikush tjetër (shkalla Kardashev është quajtur) i klasifikon qytetërimet bazuar në nivelin e tyre të përparimit teknologjik, i matur në mënyrë specifike nga sasia e energjisë që një qytetërim është në gjendje të shfrytëzojë. “Kapitalizmi ka vdekur” shkruan Jani Varoufakis në librin e tij “Tekno-feudalizmi”, përmes të cilit shpjegon se si tekno vrau kapitalizmin. Edhe sociologu amerikan, Xhoel Kotkin shkruan në analizën e fundit soco-politike, “Ardhja e neo-feudalizmit”, përmes të cilës rrëfen se si demokracia dhe tregu u gjendën nën rrethimin e Big Tech (kompanitë e mëdha të teknologjisë), sesi rënia e klasës së mesme është prova më e mirë e një ndryshimi, që shoqërohet me kërcënimin fshehur pas qosheve të bosëve të teknos.

Termi “Fashizëm” që citoj në titull, si një formë e ultranacionalizmit autoritar, dallon prej pushtetit diktatorial që ushtron, prej shtypjes me forcë të opozitës, prej ushtrimit të kontrollit të rreptë mbi shoqërinë dhe ekonomisë. Këtë rrugë tiparesh ravijëzon harta e botuar në platformën X, që paraqet kontinentin e Amerikës së Veriut si flamur amerikan me 51 shtete.

Po shqiptarët, çdo ndodhë me ne, çfarë do na kërkojë Tramp (dmth Amerika) të bëjmë, ndërsa shohim se çfarë u ka premtuar fqinjëve të saj t’u bëjë!? Jeta na ka provuar se kush i ka kufizuar dëshirat e veta ka qenë gjithnjë mjaft i pasur! Dëshira jonë “e kufizuar”, ajo që përfshin 95 % të kombit shqiptar, ka qenë e mbetet të pasurit e SHBA-së mik, avokat e mbrojtës. Amen!

Next Post
Parlamenti në 2024/ Deputetët në shkelje 57 herë, problem pr.ligjet e bartura

Parlamenti në 2024/ Deputetët në shkelje 57 herë, problem pr.ligjet e bartura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In