• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lojë e ndyrë me drejtësinë e re

by Artur Ajazi
03/05/2024 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka po ndodh mes rithemeluesve, nga mosbashkimi, deri tek rreziku i shpërbërjes pas humbjes në 2025, po tentohet të mbulohet me një lojë të ndyrë ndaj organeve të drejtësisë së re. “Sulmi, dhe pastaj tërheqja” mbetet refreni kryesor që po shoqëron rithemeluesit, në Parlament, në rrugica, tek sheshi para bashkisë Tiranë, apo dhe në emisionet televizive. Janë porositur nga kreu i tyre që “kur është fjala për Berishën, duhet ti biem SPAK-ut, Ramës etj”, dhe kur arrestohen drejtorët “duhet heshtur”.

Dyzimi mes deputetëve të Rithemelimit, e ka burimin tek skenari poshtërues ndaj organeve të drejtësisë së re, i skenuar dhe detajuar nga i vetmi njeri, që ka 34 vjet që merret me gjithçka,  dhe gjithkënd, veçse me vehten. Loja me drejtësinë e re, duhet të marrë fund. Shqipëria po përjeton akoma dhe sot pas 34 vitesh, tranzicionin e dhimbshëm, mes një grupimi politikanësh të paskrupullt, që kanë marrë peng jetën e qytetarëve, pronën e tyre, të ardhmen e fëmijëve tanë.

SPAK-u, duhet ti nxjerrë “ujin e zi” çdo politikani që ka vjedhur prej 3 dekadash, që ka prekur paratë tona, që ka vjedhur pronat private dhe publike, që ka 34 vite që kapardiset majë kolltukut dhe posteve të larta të institucioneve, që paguhen nga taksat tona. Si ka mundësi në një vend anetar i NATO-s, të ndodhin këto monstruoritete, dhe askush të mos reagojë ? Si ka mundësi të pengohet, përgojohet, të bullizohet dhe përdhoset një institucion i lartë i drejtësisë, dhe askush nga shoqeria civile të mos reagojë ? Askush nga qytetarët, të mos ngrejë zërin, që shtetin e nëpërkëmbin një grusht njerëzish, super të pasur, dhe që tentojnë të krijojnë rrumpallë sociale çdo ditë ? Loja me drejtësinë, marrja peng e institucioneve nën petkun e “politikanit, deputetit apo opozitarit’, duhet të marrë fund sa më parë. Ata që minojnë të ardhmen përmes postit dhe mandatit, janë bashibozukë, dhe vendin e kanë para ligjit.

SPAK-u, nuk duhet të tërhiqet nga vendimet e marra, pse majë ballkonit apo në Parlament, dalin ca kollare të dhjamosura, dhe i bëjnë luftë verbale, dhe i tundin gishtin. Ka ardhur momenti që shqiptarët, të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin, të kenë financa të mjaftueshme për të jetuar, dhe të gëzojnë dhe lumturohen si popujt e gjithë Europës. Ata që kanë 34 vite që i kanë marrë gjithçka këtij populli, paratë, pronat, lirinë, demokracinë, të ardhmen, duhet të mbyllen në qelitë e burgjeve, të dënohen dhe të shpronësohen, ndryshe ky vend nuk ka gjasa të ecë përpara.

Një drejtësi e re, e reformuar, dhe e gatshme për tu përballur me krimin dhe korrupsionin e qarqeve të larta të politikës, nuk duhet të jetë një drejtësi që intimidohet nga një grusht lapanjozësh. Ndryshe, misioni i tyre, quhet i pamundur dhe i kompromentuar.

Next Post
Berisha nga maja e ballkonit: Të shkojmë në qeveri teknike e zgjedhje të lira. T’i dalim përballë këtij regjimi e ta përmbysim

Afera “Partizani”, Gjykata rrëzon sërish Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi masën “arrest në shtëpi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In