• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja për numëruesit e votave, LSI kalon në disavantazh pa nisur gara

by Gjergj Erebara
14/06/2017 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një skemë teknike, por e konsideruar me rëndësi vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve i ndan grupet e numërimit të votave mes partive “opozitare” dhe “maxhoritare”, por kjo skemë ka hyrë në qorrsokak, pasi nuk është e qartë se cilat parti i përkasin maxhorancës dhe cilat opozitës.

 

Nga Gjergj Erebara/ 

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim bëri të ditur se po i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të kundërshtuar një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e numëruesve të votave në zgjedhjete 25 qershorit, me synimin për të ruajtur pozicionin e saj aktual në këtë hallkë kyçe të administrimit zgjedhor.

Sipas vendimit të KQZ, LSI do të duhet t’i nënshtrohet shortit me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet duke ndarë efektivisht përgjysmë të drejtën e propozimit të numëruesit të tretë të grupeve të numërimit. Partisë Republikane iu caktua e drejta për emërimin e numëruesit të katërt.

Ndryshimi në dukje i vogël pritet të rrisë akuzat e ndërsjellta gjatë procesit të numërimit.

Luan Rama, nënkryetar i LSI e kritikoi vendimin e KQZ-së si një nga shkeljet e shumta ligjore që sipas tij, PS dhe PD po bëjnë në kurriz të LSI-së. Sipas tij, vendimi është “një dëshmi tjetër e radhës, e pafytyrësisë politike, e hipokrizisë e atyre që flasin dhe premtojnë se duan të bëjnë shtet, por në fakt sillen në kundërshtim me ligjet e shtetit, në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës”.

Përgjatë zgjedhjeve të shkuara, akuzat kanë qenë të shumta mbi manipunimin e procesit të numërimit të votave nga grupet e numërimit dhe partitë politike e shohin praninë e vet në këto grupe numërimi si faktor kyç në suksesin e tyre në zgjedhje. Akuzat kanë qenë se numëruesit e partive mund të kalojnë një votë nga një parti te një parti tjetër, në kushtet kur partia nuk ka numërues që t’ia ruajë votën.

Kodi zgjedhor aktual, i miratuar me kompromis mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste krijoi grupe të numërimit të votave me katër anëtarë, numër i barabartë me synimin për të mos i dhënë asnjërës palë avantazh numerik si dhe për t’u garantuar të dy palëve, pozitë dhe opozitë, rol të barabartë në numërimin e votave. Kodi thotë se dy partitë e mëdha, konkretisht PS dhe PD emërojnë nga një anëtar, ndërsa anëtarëte tretë dhe të katërt emërohen nga parti parlamentare që i përkasin konkretisht maxhorancës dhe opozitës, me kushtin qëtë kenë më shumë se dy deputetë nëKuvend. Në rast se në maxhoranca ka më shumë se dy parti të vogla, e drejta për numërim i caktohet partive sipas një shorti, ku zakonisht njëra parti emëron gjysmat dhe tjetra gjysmat. E njëjta gjë ndodh nëse ka më shumë se dy parti të vogla nga opozita.

Por ky sistem hyri në kaos në zgjedhjet e vitit 2015 për pushtetin vendor, kur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ra detyra të kuptonte se cilat qenë parti maxhorance dhe cilat i përkisnin opozitës.

Parimi i kodit zgjedhor është që numëruesit të ndahen mes maxhorancës dhe opozitës, dy me dy. Por PDIU kaloi nga opozita në mazhorancë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Një komunikim kafkesk i parapriu vendimit të KQZ-së në atë kohë. Kjo e fundit i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë dhe pyeste se si qenë radhitur partitë politike parlamentare.

Kuvendi, i cili drejtohej nga LSI i përgjigjej KQZ-së duke i dërguar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2013, të cilat vetë KQZ i kishte miratuar. LSI qe në atë kohë e vetmja parti aleate, pjesë e koalicionit qeverisës të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013 me më shumë se dy mandate deputetësh. Kjo do të thoshte se ajo kishte të drejtën të emëronte të gjithë numëruesit e tretë në të gjitha grupimet e numërimit. PDIU nga ana e saj kërkonte për herë të parë të drejtën e emërimit të numëruesve. Nëse do të qëndronte në opozitë, asaj do t’i takonte të hynte në short me Partinë Republikane. Por nëçastin që kaloi në maxhorancë, ajo nuk mund të merrte numërues nga opozita pasi cenonte vetë frymën e Kodit Zgjedhor. KQZ vendosi më 2015 të përjashtonte PDIU-në nga grupet e numërimit, duke ruajtur pozicionin e LSI.

Situata ështëedhe më e komplikuar aktualisht, kur LSI rezulton njëkohësisht pjesë e qeverisë por edhe e sulmuar nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike dhe efektivisht gjendet në rolin e opozitës në zgjedhje. PDIU është gjithashtu në qeveri, por teknikisht jo në qeveri, ndërkohë që garon e vetme si të gjitha partitë e tjera. Partia Demokratike teorikisht është në opozitë, por praktikisht mban 5 poste ministrore në kabinetin “Rama”.

Partia Republikane, e cila mori 3 mandate deputetësh si opozitë më 2013 aktualisht ka vetëm një mandat, (dy të tjerët kanë kaluar te LSI), ndërsa vetë PR konkurron vetëm nominalisht këto zgjedhje pasi ka aleancë të fshehtë me Partinë Demokratike dhe kryetari e drejtuesit e saj janë në listat e PD-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e fshehu sikletin e vet në vendimin e marrë më 12 qershor. Vendimi thotë se “komunikimi kafkesk me Kuvendin e Shqipërisë” qe zhvilluar edhe kësaj here si më 2015. KQZ i kërkoi Kuvendit të dinte se cilat parti qenë në maxhorancë e cilat në opozitë. Kuvendi i dërgoi sërish rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2013, ku PS e LSI janë në qeveri ndërsa PD, PDIU e PR janë në opozitë.

KQZ vërejti më tutje se mungesa e koalicioneve parazgjedhore e bën të pamundur të dallohet se cilat parti garojnë majtas dhe cilat djathtas.

“Për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017, nuk është regjistruar në KQZ asnjë koalicion zgjedhor, ku partitë politike përmes marrëveshjes për krijimin e  tij, shprehnin vullnetin duke u renditur me partitë e shumicës qeverisëse apo të opozitës parlamentare. Ky fakt e vështirëson identifikimin e partive politike të shumicës parlamentare dhe partive të opozitës parlamentare”, thuhet në vendimin e KQZ.

Procesi i administrimit zgjedhor në Shqipëri është i politizuar, ku palët politike kanë rënë dakord të ruajnë njëra-tjetrën se mos u vjedhin votat. Kjo vlen vetëm për partitë e mëdha. Partitë e vogla jashtëparlamentare ose të krijuara nga deputetë të pakënaqur me partitë e tyre nuk kanë rol në administrimin zgjedhor. Këto parti duhet të shpresojnë në ndershmërinë e numëruesve të partive parlamentare për t’i numëruar votat e tyre. Kuptohet, askush nuk është kaq naiv sa për të shpresuar!

Next Post
STUDIMI/Gratë janë më të kualifikuara se burrat, por paguhen më pak

Intervistat për punë, çfarë nuk duhet të thoni për ish shefin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In