• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja opozitare me teoritë konspirative në kohë pandemie!

by Alfred Peza
05/07/2020 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Opozita jonë në mungesë të një projekti politik, të një programi elektoral, të një platforme alternative, të një kauze morale apo të një strategjie fituese, e ka patur për kollaj gjithë këto 7 vite, të improvizojë vazhdimisht. Nga 2013 e ketëj, nuk do të gjeni asnjë projekt origjinal të lançuar prej liderëve të saj, i cili të jetë shndërruar më pas në kalin e vet të betejave politike, deri në fitoren e luftës elektorale me mazhorancën socialiste.

Ndaj e vetmja gjë që kanë bërë, ka qenë përdorimi here i gjuhës së kërcënimeve me revolucione, e herë me kryengritje mundësisht të armatosura. Herë protestat e veta që janë harruar tashmë prej një viti, e herë grabitja e çdo pakënaqësie të grupeve të ndryshme të interesit, për ti zhbërë me sukses për shkak të përdorimit politik për nevojat e saj të vockla të ditës. Herë ngritja e kauzave false përmes historive të tipit “babale”, e herë luftrat propogandistike përmes miteve të rreme nëpër mediat pranë saj.

Ajo që e kanë ngritur në art përmes kësaj sjellje të hallakatur opozitare, ka qenë lufta e kungulleshkave politike, pas çdo qëndrimi, veprimi, aksioni, reforme, projekti zhvillimi dhe vepre të realizuar nga mazhoranca qeverisëse.

Një nga shembujt me spektakolarë, është qasja e opozitarëve tanë me luftën ndaj Covid- 19 dhe masave që u ndërmorën e vijojnë të meren, si në të gjithë botën e kësaj periudhe pandemie. Ju kujtohet besoj kur ende nuk ishte shënuar i prekuri i parë në Shqipëri, sesi opozitarët tanë i frynin borive të izolimit sa më parë të vendit në mënyrë që të mos na importohej virusi vrasës. E kur në mënyrë të pashmangshme kjo ditë erdhi edhe në Shqipëri, ishin po të njëjtët që kërkonin po aq zhurmshëm hapjen e vendit.

Pasi vala e parë e pandemisë globale kaloi dhe qeveria nisi rihapjen graduale të vendit, përmes protokolleve strikte të OBSH, opozitarët tanë e konsideruan suksesin e arritur përmes një numri të vogël të prekurish dhe viktimash, si dështimin më të madh të qeverisë në botë. E si për çudi, partizanët e dikurshëm të hapjes e më pas të mbylljes, kërkuan rimbylljen e vendit, kur numri i të prekurve për shkak të moszbatimit si duhet të të gjitha rregullave të distancimit social, nisi të rritej.

Ku as kjo lojë nuk u eci, ndryshuan taktikë. Tani nuk kërkojnë më mbylljen, se u doli boja nga loja qesharake e kungulleshkave, por u janë falur teorive konspirative. Deri dje thonin se Edi Rama e mbylli vendin se donte që të hiqej si shpëtimtari i situatës. Ndërsa sot, thonë se po i rrit artificialisht shifrat e të prekurve, sepse do që në shtator kur të fillojë sezoni i ri politik, të mos lejojë opozitën të nisë përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare të pranverës së 2021.

A thua se problemin më të madh në zgjedhjet e shkuara opozita jonë e ka patur me mungesën e lirisë për të bërë fushatë dhe jo me veten, kur nga frika e humbjes sajonte lloj lloj marifetesh me çadra të “Republikës së Re” dhe me djegie mandatesh, për të justifikuar bojkotin e zgjedhjeve! A thua se po u mbyll vendi, opozitarët tanë do të kyçen brenda ndërsa socialistët do jenë të lirë që të bredhin ku e si të duan për qejfin e tyre, nëpër Shqipërisë! A thua se nuk jemi të gjithë të babarabartë përballë Covid-19 dhe për rrjedhojë, edhe pasojave që sjell ajo!

E vërteta dje, sot dhe sa të jetë pandemia nëpër këmbë, është se të gjitha qeveritë e botës janë më të interesuarat për uljen e numrit të të infektuarve. Për uljen e numrit të viktimave. Për hapjen sa më pare të vendeve të tyre. Për rifillimin me kapacitet të plotë të aktivitetit të biznesit. Për rritjen e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve që të vijë rritja ekonomike. Debati politik në botën e qytetëruar bazohet tek mënyra e reagimit të qeverive dhe shoqërisë përballë virusit vrasës dhe jo tek vrasja e debatit përmes lojërave të kungulleshkës, duke besuar se kështu mund të fitojnë nesër ca vota më tepër.

Historia e zgjedhjeve gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri, ka treguar se asnjë opozitë nuk është rikthyer dot në pushtet, përmes gënjeshtrave dhe spekullimeve. Përmes teorive konspirative dhe sajesave qesharake. Përmes lojërave të kungulleshkave, e çfarëdo loje tjetër qoftë ajo. Për një arësye fare të thjeshtë. Sepse të gjitha ato, nuk janë as projekte politike dhe as platforma elektorale, të cilat gjykohen e vlerësohen nga qytetarët e më pas votohen.

Ndaj, mos u lodhni kot për të bërë lojëra të tilla. Sepse praktika ka treguar në këto 7 vjet se opozitarët tanë kanë gënjyer me to e shumta veten, por jo shqiptarët! Duke besuar se po gjejnë kësisoj ndonjë taktikë të re fituese, thjeshtë sa po i vendosin vulë, strategjisë së tyre humbëse!

Next Post
“Plani R-7” i Titos/ Si do sulmohej Shqipëria me mercenarë shqiptarë

“Plani R-7” i Titos/ Si do sulmohej Shqipëria me mercenarë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

December 23, 2025
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

December 23, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

December 23, 2025
FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com