• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Loja me Fatmir Xhafën në PS është lojë me zjarrin për kryeministrin Rama

by S M
09/08/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Xhafa është një ndër ikonat e PS-së. Me një eksperiencë të gjatë në selinë rozë dhe në ekzekutiv ai tashmë quhet nga politikanët më me eksperiencë në PS. Por sot kanë qarkulluar lajme me burime të fshehta kryeministrore se Fatmir Xhafa mund të mos jetë më ministër i brendshëm në qeverinë e re, pasi ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj mund të qëndrojë akoma ministër i brendshëm, me propozim të Edi Ramës, sepse “e duan si garanci ndërkombëtarët”!

Fatmir Xhafa pas një pune titanike me Ilir Metën në realizimin e reformës në drejtësi, duke qenë se ishte kryetar i komisionit parlamentar për reformën në drejtësi, si dhe nga emrat VIP në selinë socialiste, u emërua ministër i brendshëm në vend të Saimir Tahirit. Në pak javë ministri Xhafaj filloi shkarkimin dhe penalizimin e një morie zyrtarësh të policisë së shtetit, të cilët ishin implikuar ose kishin hezituar në luftën kundër trafikut të drogës. Këto veprime te Fatmir Xhafaj u përceptuan në fillim si luftë mes grupeve në PS, ku njeri grupim udhëhiqet nga Saimir Tahiri dhe tjetri grupim nga Erion Veliaj. Grupime që rrijnë të gatshëm qëkur të ikë Edi Rama nga selia e PS-së, të synojnë marrjen e kreut të PS-së. Ashtu sikurse rrinte dikur Edi Rama në PS për të marrë drejtimin kur të rrëzohej Fatos Nano. Logjikë grupazhesh! Por lufta e Fatmir Xhafajt nuk kishte asnjë lidhje me këto dy grupime në PS. Ai duke qenë edhe me përkrahje ndërkombëtare, edhe prej reformës në drejtësi, punoi në pak ditë për të ndryshuar imazhin e policisë së shtetit, sepse një pjesë e tyre ishte përzier apo kishte lidhje kriminale me trafiqet miliardadollareshe të drogës. Në pak ditë ai preu shumë koka në polici, sepse kishte informacione se kishin lidhje me trafiqet.

Fatmir Xhafaj e lëshoi mënjëherë postin e ministrit të brendshëm sapo iu kërkua për hir të një marrëveshje-pazar me 18 maj 2017, ku ranë dakort të ndajnë tepsinë e pushtetit Edi Rama me Lulzim Bashën. Ndërkohë që koha e pazarit po mbaron dhe në shtator miratohet në parlament qeveria e re e Edi Ramës, e ku Fatmir Xhafa mbetet prapë ministër i brendshëm, siç ka pohuar vetë Edi Rama, duket se dikush në PS nuk e shikon me sy të mirë rikthimin e Fatmir Xhafës në krye të ministrisë së brendshme. Ndaj filluan të hedhin në publik se “ministri teknik i PD, Dritan Demiraj do të qëndrojë ministër” ose se “ Ramës ia kërkojnë ndërkombëtarët si garanci”,etj,etj.  Të gjitha këto “lajme” kanë burim një ndertesë në bulevard, ku ishte përballë çadra e lirisë së Lulzim Bashës!

Pas kësaj intrige lind edhe një pyetje konspirative: A mos është lojë djallëzore për patur një bashkëqeverisje PS-PD, por tani nën një petk gjoja “ndërkombëtar”?

Loja me Fatmir Xhafën ka rrezik të ndez fitilin e zjarrit që përherë rri i lagur me benzinë në selinë e PS-së, paçka autoritetit të fortë të Edi Ramës. PS-ja është një gjigand shumëvjeçar që rrëzon edhe degë të mëdha, kur ndizet nga brenda, ndonëse tashmë po ia zhgrryejnë palcën kurrizore historike.

Koha Jone

Next Post
Ambasadorët e vendeve të BE mbledhje jashtë radhe, Donald Lu shkon te Rama

Zyrtari i lartë i PD sulm banal ambasadorëve: Janë "të çiftëzuar"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Bizneset i kanë borxh shtetit 2 miliardë euro, kryesojnë tatimfitimi dhe TVSH-ja

April 1, 2026
17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

April 1, 2026
33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In