• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Logoja e 100-vjetorit të Tiranës plagjiaturë? Krijuesi i saj reagon pas debatit në rrjetet sociale

by Java News
17/01/2020 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Logoja e 100-vjetorit të Tiranës ka shkaktuar debate dhe akuza në disa portale dhe rrjetet sociale duke ngritur dyshime për plagjiaturë. 40 mijë qytetarë morën pjesë duke zgjedhur katër finalistët, nga të cilët fituese u zgjodh kompania ‘Karrota’ e Fisnik Ismailit në Kosovë, i cili ka krijuar edhe monumentin NEWBORN në Prishtinë. Për logon janë ngritur dyshime të shumta për plagjiaturë, ndërsa vetë krijuesi, ish-deputeti kosovar Fisnik Ismaili ka reaguar duke shpjeguar qëndrimin e tij.

Ai pranon se janë dhjetëra shembuj në botë të këtyre logove, madje shton ai edhe Google e përdor shumë kohës së fundit. Por cila është veçantia atëherë? Fisnik Ismaili sqaron se “origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin (trendin) në fjalë” thotë ai. Pra risia në logo është përfshirja e numrit 100 në emrin e kryeqytetit shqiptar.

“Të nderuem gazetarë e dizajnera amatorë, për me e akuzue dikë për plagjiaturë, duheni të paktën me pasë një fije njohuni për dizajnin. Kryesorja, me dijtë me e dallue stilin (trendin/mediumin) prej konceptit. Dytësorja, mos me vuejtë prej kompleksit të mosdijes, e me ba kësi gabimesh prej dëshirës me u dukë të dijshëm. Këtu janë dhjeta shembuj në botë të logove që e përdorin stilin e njajtë të dizajnit shumëngjyrësh, gjysëm të tejdukshëm, ku ngjyrat i hypin njana-tjetrës përmi dhe kombinohen. Google është një që e përdorë kohës së fundit shumë.

Për dallim prej tyne, origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin (trendin) në fjalë. Njajtë, po të njajtit gazetarë e dizajnera amatorë, patët tentue me e quejtë Monumentin NEWBORN plagjiaturë, vetëm pse ishte skulpturë tipografike si IAMsterdam dhe LOVE (shihi fotot). E NEWBORN shkoi i fitoi 7 çmime ndërkombëtare! Po të kishit qenë edhe ju profesionistë sikur Karrota, vendi ynë sot kish qenë shumë më i bukur.

Pse bre folni për tema që as nuk keni njohuni për to? A unë nime po ju dukem qaq budallë, që me ba plagjiatura që sot gjinden për 10 sekonda në Google? Dëshira juej e etshme me e zanë nji profesionist si Fisi pick ju ka deshtue gjithmonë, o hej! E problemi është që ju s’po e keni as lidhjen më të vogël për çashtjet më thelbësore të dizajnit. Provoni punoni, ndoshta ju del më mirë. Na edhe sot po festojmë” shprehet krijuesi i logos. Në këtë garë morën pjesë mbi 50 aplikantë. E themeluar në vitin 2005, “Karrota” që është kompania fituese është e vetmja në rajon e shpërblyer me Luanin e Artë në Kanë për krijimin e Monumentit NEWBORN në Prishtinë. /e.s/

Next Post
Zbulohet data, ja kur e merr zyrtarisht detyrën Yuri Kim si ambasadore e SHBA në Shqipëri

Zbulohet data, ja kur e merr zyrtarisht detyrën Yuri Kim si ambasadore e SHBA në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

February 4, 2026

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In