Zlatan Ibrahimoviç po e gëzon në maksimum jetën në Kaliforni.
Sulmuesi suedez i LA Galaxy, që po ndihmon skuadrën e tij në MLS me golat e shënuar, ka gjetur mënyrën për të plotësuar kapriçot e tij.
Bëma e fundit e tij është shëtitja në rrugët e Los Angelesit me “lodrën” e tij më të re: një Harley Davidson.
Ibra e publikoi videon e tij në rrjetin social “Instagram”, me futbollistin që shfaqej i mbrojtur me kaskën në kokë, përgatiti Koha. (b.an)