• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lodhja, zëri i ngjirur dhe njoftimet tronditëse: 3 “momentet” e konferencës së Trump për Venezuelën

by A R
04/01/2026 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca për shtyp e presidentit amerikan Donald Trump pas ndërhyrjes ushtarake të befasishme në Venezuelë dhe arrestimit të Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, Celia Flores, ka ngritur më shumë pikëpyetje sesa ka dhënë siguri. Nga pikëpamja mediatike, e imazhit dhe e përmbajtjes politike, paraqitja e Trump përballë kombit amerikan nuk arriti të japë një mesazh të qartë dhe të fortë pas një zhvillimi historik për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Venezuelës.

Që në fillim, Trump u shfaq i lodhur, me zë të lehtë të ngjirur dhe pa energjinë e nevojshme për të lexuar me vendosmëri dokumentin e përgatitur, ku shpjegonte arsyet dhe perspektivat e veprimit amerikan. Ai u duk më i sigurt kur iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve jashtë tekstit të shkruar, por pikërisht aty erdhën deklaratat më problematike dhe befasuese, përfshirë pohimin se “Shtetet e Bashkuara nga sot do ta qeverisin Venezuelën dhe do ta bëjnë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Kjo deklaratë e fortë duket se ka zënë në befasi edhe ministrat e tij, të rreshtuar pas president, që në pamje u shfaqën të habitur. Trump, duke dalë sërish nga teksti i përgatitur, bëri tre njoftime me peshë të madhe politike, thuajse në mënyrë të rastësishme: ai praktikisht la mënjanë Maria Corina Machado, e konsideruar deri dje si figura kryesore për të pasuar Maduron dhe e mbështetur nga SHBA-të; promovoi Delcy Rodríguez si bashkëbiseduesen kryesore të Uashingtonit, duke e legjitimuar de facto si presidente në detyrë të Venezuelës dhe paralajmëroi se Amerika është gati për një valë të dytë ndërhyrjesh ushtarake, nëse do të jetë e nevojshme.

Ky mesazh shihet si një sinjal paralajmërues për këdo që mund të përpiqet të pengojë Rodríguez, e cila sipas Trump po bashkëpunon me SHBA-të. Rëndësia që presidenti amerikan i dha sektorit të naftës dhe rindërtimit të industrisë së nxjerrjes së naftës në Venezuelë përforcon më tej këtë linjë, duke pasur parasysh se Delcy Rodríguez nuk ishte vetëm zëvendëspresidente e vendit, por edhe presidente e kompanisë shtetërore të naftës.

Një tjetër element domethënës i konferencës ishte përbërja e ekipit përkrah Trump dhe sidomos mungesat. Më e spikatura ishte ajo e zëvendëspresidentit JD Vance. Në këto raste, vëzhguesit theksojnë se asgjë nuk është rastësi. Në të kundërt, figura më e fortë dhe më e qartë ishte Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili dha mesazhin më të rëndësishëm politik: “Kam folur me zëvendëspresidenten Rodríguez”. Një fjali e shkurtër, por domethënëse, që sinjalizon se SHBA-të synojnë të punojnë me strukturat ekzistuese të pushtetit, për të shmangur kaosin, një mësim i nxjerrë nga Iraku.

Megjithatë, daljet e pakontrolluara të Trump, përfshirë pretendimin se Amerika do ta “qeverisë” Venezuelën dhe digresionet e gjata për sigurinë në qytetet amerikane, rrezikojnë të krijojnë një problem serioz imazhi dhe strategjie për SHBA-të në Amerikën Latine. Reagimet e ftohta apo kritike nga vende si Brazili, Kolumbia dhe Meksika tregojnë shqetësimin rajonal, ndërsa deklaratat bombastike të Trump kanë hapur edhe një precedent të rrezikshëm në arenën globale, duke u dhënë argumente Rusisë dhe Kinës për veprime të ngjashme.

Nga ana tjetër, “të rriturit në dhomë”, si shefi i Shtabit të Përgjithshëm amerikan, gjenerali Dan Cain, u shfaqën të matur dhe teknikë, duke përshkruar me saktësi operacionin ushtarak dhe duke konfirmuar efikasitetin e forcave amerikane, si dhe mundësinë e një vale të dytë ndërhyrjeje. Por pyetja kryesore mbetet politike: A është e mundur të kontrollohet një vend i madh dhe kompleks si Venezuela, kur edhe Iraku u tregua një dështim për SHBA-të pavarësisht pranisë masive ushtarake?

Në këtë kontekst, vërehet një rritje e rolit të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, i cili shihet si figura kyçe për menaxhimin e krizës dhe për shmangien e anarkisë apo luftës civile në Venezuelë. Barra më e madhe politike për të ardhmen e vendit tani duket se bie mbi shpatullat e tij, ndërsa komuniteti ndërkombëtar mbetet në pritje të hapave të radhës të Uashingtonit.

Next Post
Pse Maduro u lidh me gruan e tij për njëzet vjet para se të martohej fshehurazi

Pse Maduro u lidh me gruan e tij për njëzet vjet para se të martohej fshehurazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In