Skandali i kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me financimet ruse, ka hyrë në rrjedhën ligjore ku Prokuroria është duke hetuar.
Ka qenë deputetja socialiste Elona Gjebrea, e cila së fundmi ka pyetur Drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, lidhur me këtë çështje.
Teksa në Komisionin e Sigurisë, ai po raporton mbi pastrimin e parave, Gjebrea ju drejtua Gjokutajt me pyetjen: Çfarë mund të na thoni për financimin rus të PD?
Gjokutaj deklaroi se ky skandal “Është në hetim nga Prokuroria. Nuk shprehem për çështje në hetim. Bashkëpunojmë me Prokurorinë”.
a.ç










