• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi rus i LSI/ VOA: Tavo kyç gojën për njohjen me kompaninë fantazmë dhe udhëtimin në SHBA

by Java News
26/04/2018 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëri i Amerikës është përpjekur të kontaktojë sot me ish-deputetin e LSI Vangjel Tavo, i cili sipas LSi ka qenë personi që njihte avokatin grek që qëndronte pas kompanisë fantazmë që dyshohet se ka financuar Partinë që drejtohej nga Ilir Meta në vitin 2017.

Por sipas Zërit të Amerikës, Tavo, i cili mendohet se ka zhvilluar disa takime në SHBA, në kuadër të financimit të dyshimtë në emër të LSI, nuk i është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve të saj në Tiranë.

Shkrimi i Zërit të Amerikës

Revista amerikane Mother Jones ka botuar një shkrim tjetër hulumtues, mbi përpjekjet për lobim të partive shqiptare në Uashington. Shkrimi hedh dyshime mbi burimin e parave të përdorura për këtë qëllim nga Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI.

Autorë të artikullit janë Dan Friedman dhe Hannah Levintova.

Vitin e kaluar, thuhet në këtë shkrim, ish-kongresmeni republikan Hoëard “Buck” McKeon u kontraktua nga LSI-ja për t’i dhënë asaj akses tek administrata Trump dhe republikanët e Kongresit amerikan. Por pjesa më e madhe e punës së firmës së tij u financua nga një kompani fantazmë qipriote me emrin Dorelita. Sipas artikullit, burimi i parave që rrodhën nga Dorelita për tek firma lobuese e zotit McKeon mbetet i errët.

Artikulli i Mother Jones shtron pyetjen se kush pagoi për LSI-në, që ajo të lobonte pranë zyrtarëve amerikanë në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri.

Shkrimi e vë gishtin gjithashtu te ligjet amerikane të lobimit, që sipas autorëve, ua bëjnë të lehtë interesave të huaja të përdorin kompani fantazmë për të realizuar axhendat e tyre në Uashington pa zbuluar identitetet apo qëllimet e tyre.

Në janar 2017, shkruan Mother Jones, në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Shqipërisë, Grupi McKeon nënshkroi me LSI-në një kontratë lobimi prej 15 mijë dollarësh në muaj. Kontrata nuk u nënshkrua nga zyrtarët e LSI-së, por nga një avokat grek me emrin Iraklis Fidetzis, me të cilin kishte njohje njëri prej njerëzve të LSI-së, Vangjel Tavo.

Në shkurt 2017, Grupi McKeon njoftoi se po i jepte fund kontratës me LSI-në. Por një muaj më vonë, më 24 mars, ky grup nënshkroi një tjetër kontratë, të firmosur po nga avokati Fidetzis, kësaj here për të lobuar për kompaninë Dorelita. Sipas Mother Jones, një burim që kishte dijeni për kontratën, tha se Fidetzis kishte sugjeruar ta paguante Grupin McKeon që ky të vazhdonte lobimin për LSI-në përmes firmës Dorelita. Me kontratën e re të lobimit, që mbulonte një vit punë, shkruajnë autorët, pagesa për Grupin McKeon do të ishte 50 mijë dollarë në muaj, plus shpenzimet, pra mëse tri herë më e lartë sesa kontrata e mëparshme me LSI-në.

Sipas burimit, që autorët nuk e citojnë me emër, synimi kryesor i kontratës me firmën Dorelita ishte që kryetarit të atëhershëm të LSI-së, Ilir Meta, t’i sigurohej akses te Presidenti Trump në formën e një takimi ose fotografie me të, përpjekje që nuk u realizua.

Kontrata e 24 marsit dhe dokumentet e Grupit McKeon nuk e përmendin me emër LSI-në, shkruajnë autorët, të cilët thonë se Dorelita, si kompani fantazmë, kishte një qëllim të vetëm: të realizonte pagesat për Grupin McKeon në emër të LSI-së.

Autorët përmendin gjithashtu se në prill 2017, Grupi McKeon kontaktoi një numër republikanësh për të organizuar takime për llogari të firmës Dorelita, siç ka deklaruar vetë Grupi në dokumentet e paraqitura Departamentit të Drejtësisë. Por sipas Mother Jones, burime të shumta i kanë thënë revistës se disa nga këto takime lidhen me LSI-në.

Autorët hedhin gjithashtu dyshime se një vizitë e zotit Vangjel Tavo në Uashington në fund të prillit 2017 lidhet me takimet që Grupi McKeon po organizonte me republikanë të Kongresit për llogari të firmës Dorelita.

Autorët e shkrimit venë në dukje se ligji amerikan kërkon që firmat lobuese të deklarojnë qeveritë e huaja ose partitë politike për të cilat lobojnë, por Grupi McKeon nuk e identifikoi LSI-në apo Shqipërinë si përfitues të punës së tij për kompaninë Dorelita.

Autorët shkruajnë se nuk ka gjasa që Fidetzis ta ketë financuar vetë fushatën e shtrenjtë të lobimit të firmës Dorelita, por ka vepruar në emër të një pale tjetër. Pyetja që mbetet pa përgjigje, shkruajnë ata, është se kush e financoi lobimin e LSI-së dhe cili ishte objektivi prapa kësaj fushate ndikimi.

REAGON LSI

Lëvizja socialiste për Integrim hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ngritura në shkrimin e revistës Mother Jones, duke e quajtur artikullin e botuar prej saj një manipulim, mashtrim, pa fakte dhe të shtrembëruar.

LSI-ja publikoi të plotë këmbimin e emaileve me gazetarët e Mother Jones, dhe përgjigjet e dhëna prej saj, ku ajo thekson në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë njohje apo lidhje me shoqërinë “Dorelita Limited”, për të cilën revista ngre dyshime se është përdorur si mbulesë për lobimin në favor të LSI-së.

Zëri Amerikës u përpoq sot të kontaktonte dhe me deputetin e LSI-së Vangjel Tavo, për t’u interesuar për lidhjet e tij me avokatin grek Iraklis Fidetzis, i cili firmosi në emër të LSI-së kontratën e lobimit mes kësaj partie dhe grupit McKeon, apo dhe për faktin që sipas Revistës Mother Jones, ai dyshohet se kishte realizuar një vizitë në Uashington në muajin prill, si pjesë e lobimit përmes shoqërisë “Dorelita Limited”.

Zoti Tavo nuk ju përgjigj telefonatave dhe as mesazheve të korrespondentit tonë në Tiranë.

a.ç

Next Post
Veprat përgjysmë dhe ushtarak i zoti, 10 fakte për Da Vinçin

Si sot, më 26 prill, lindi Da Vinçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In