• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi i Bashës në SHBA, zbulohen emrat e dy femrave ruse në krye të kompanisë

by Java News
20/03/2019 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë.

Ky investigim nxiti tri hetime paralele: në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, të cilat janë ende aktive.

Janë pikërisht hetimet në Skoci, ato që gjatë këtyre muajve të fundit kanë zbuluar të tjerë shtetas rusë, që fshihen pas kompanisë “Biniatta Trade LP”. Deri më tani, për “Biniatta Trade LP” dimë se ka kryer një pagesë, atë më 24 mars 2017 në vlerën e 150 mijë dollarëve për “Stonington Strategies”, nga ku përfitimi i shërbimeve lobuese i shkonin Partisë Demokratike.

“Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”.

Sipas “Mother Jones”, 75 për qind e tyre zotërohen nga dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Për herë të parë dhe ekskluzivisht, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu sjell sot detajet e hetimeve intensive në Skoci, nga ku besohet se janë zbuluar pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP”. Ato janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.

Nga një kërkim në Google, në Facebook dhe LinkedIN, të dhënat tregojnë se zonja Victoria Valkovskaya jeton në ishujt Seychelles, një vend i njohur si “parajsë fiskale” për kompanitë “offshore”. Ndërsa Natasha Radysheva jeton në shtetin Belize, njohur gjithashtu si një “parajsë fiskale” në Amerikën Qendrore.

Hetimi në Skoci ka zbuluar edhe disa të dhëna të tjera. E ndërsa Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva janë pronare të “Biniatta Trade LP”, administratoret e këtyre shoqërive që formojnë “Biniatta Trade LP” janë shtetaset Molli Roselie, me origjinë nga Republika Çeke, dhe Gina Esparon, nga ishujt Seychelles.

Në të gjithë këtë histori, Evgeny Sheremetyev, Kostantin Ferulev, Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva kanë rol pasiv, ndërsa Gina Esparon, siç shikohet edhe nga ky dokument, është ajo që hedh firmën në emër të “Biniatta Trade LP” sa herë ndodhin transaksione financiare, si në rastin e pagesës së bërë për “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin.

Gina Esparon përdor edhe emrin Gina Sandra Kilindo, emër i cili për herë të parë del në dokumentet e kompanive “offshore” në “Panama Papers”. Gina Sandra Kilindo është bashkëpronare e aksioneve të kompanisë “Euroimpex Group Corp” dhe përfituesi më i madh nga kjo kompani është shtetasi rus Mikhail Slipenchuk.

Ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të Komisionit parlamentar për Burimet natyrore dhe Ekologjinë në Parlamentin rus, i zgjedhur nga partia e presidentit Putin, “Rusia e Bashkuar”, nga viti 2011 deri në vitin 2016. Mikhail Slipenchuk konsiderohet si politikani më i pasur në Rusi.

Ekziston edhe një tjetër lidhje e përbashkët mes Gina Sandra Kilindo, që firmos kontratat e “Biniatta Trade LP”, me dy shtetaset ruse, Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva. Gina Sandra Kilindo zotëron 75% të kompaninë “Alpha Consulting Group Limited”, ndërsa Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva punojnë edhe për këtë kompani.

Hetimet në Skoci kanë zbuluar edhe 3 zonja të tjera lidhur me “Biniatta Trade”. Elena Yael Dovzhik është pronare e “LAS International” me qendër në Londër. Ajo është shtetase me origjinë nga Lituania, por lindur në Angli. “LAS International” përmbledh të gjitha kompanitë që formojnë “Biniatta Trade” dhe ka si partnere edhe Lisa Varushenyeva dhe Ineta Sarah Utinane.

/a.rada

Next Post
Shpërthim me tritol në oborrin e një banesenë Durrës

Shpërthim me tritol në oborrin e një banesenë Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In