• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi 800 mijë dollarë i PD, deputeti i PS akuza kreut të KQZ: Mos mbyllni sytë, kjo është e rëndë

by Java News
07/03/2018 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Financimi i PD dhe Lulzim Bashes nga kompanite off-shore per lobim, dhe perzierjen ne keto financime dhe te qarqeve ruse kane qene pjese e debatit ne komisionin e ligjeve mes deputeteve te mazhorances dhe kreut te KQZ.

Teksa Ka filluar raportimi vjetor i KQZ në Komisionin për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, kryetari i KQZ, Klemend Zguri, duke ju referuar zgjedhjeve pas marrëveshjes së 18 majit, është shprehur se rregullat e reja kanë sjellë vështirësi, për shkak të vendosjes së kufijve kohorë.

Ai e quan sfidë verifikimin e financimit të partive.

Zguri bën thirrje që bashkitë të plotësojnë adresat e atyre që mungojnë.

“Marrëveshja e 18 na detyroi te merrnim vendime sepse presidenti dekretoi date te re zgjedhjesh. Pse jo dhe ne funksion te qëllimit te marrëveshjes.

Ishte një vërejtje që kishte të bënte më shtimin një orë të votimit ditën e  zgjedhjeve. Dy forcat kryesore më kanë kërkuar zyrtarisht sepse ishte festë, ditë bajrami dhe për arsye se kishte pjesëmarrje jo të kënaqshme të votimeve për arsyen e festave, KQZ mori vendimin që të mund ta shtynte një orë. Nëse është shkelje ligji, ulim kokën dhe e pranojmë”, ka folur Zguri.

“Kur ju shkelni Kodin, subjektet zgjedhore do ta përdorin këtë dobësi, këto motive janë të partive, ju duhet të keni motive ligjore.

Ju detyruat TV private të kompensojnë kohën. Ligji përfshin vetëm TVSH”, tha Hyseni, duke folur më pas për lobimin e PD.

Kësaj, Zguri ju përgjigj duke folur për barazi midis medias dhe për monitorimin e fushatës në mënyrë që fushatat të jenë korrekte.

“Një agjensi prestigjoze amerikane ka folur për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA. Kjo përbën një emergjencë kombëtare. Bëhet fjalë për 800 mijë dollarë dhe KQZ nuk ka informacion? Kjo është e rëndë! Ju mbyllni sytë ndaj lobeve antikombëtare”, foli Hyseni, duke pyetur Zgurin nëse ka informacion.

“Informacioni ka dalë nga media. Nuk kam çfarë të shtoj. Nuk mund te dalim në vendim pa një hetim konkret”, ka shtuar Zguri.

Më pas, Zguri deklaron se KQZ po bën hapa progresivë e të sigurt, gjithmonë duke pasur aspekte ëpr t’u rregulluar.

“Do të na duhet të harmonizojmë kuadrin ligjor, të marrim trajnime të ekspertëve financiarë dhe të administratës. Eksperienca që kaluam ishte e mirë pasi kishim vetëm 5 ditë kohë. Kemi hedhur një hap përpara, të rëndësishëm dhe të sigurt.”, deklaroi Zguri.

Next Post
Ruçi pret ministrin sllovak, fokusi te reformat integruese

Ruçi pret ministrin sllovak, fokusi te reformat integruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’

January 28, 2026
Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

January 28, 2026
“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

January 28, 2026
Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

January 28, 2026
Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

January 28, 2026
‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

January 28, 2026
Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

January 28, 2026
Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In