• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi 6 mln dollarë i PD, ligji ndalon financim të huaj në fushatë! Kodi Zgjedhor: Jo më shumë se 1 mln lekë për dhurim!

by B K
30/04/2025 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrata e lobimit në Shtetet e Bashkuara, e firmosur nga Partia Demokratike, shkaktoi jo pak zhurmë. Arsyet ishin të shumta, që nga vlera disa milionë dollarëshe, deri te burimi i tyre, i paqartë deri tani. Partia Demokratike vijon t’i përmbahet deklaratës fillestare, duke shmangur të hedhë dritë mbi mjaft aspekte të errëta. Partia Demokratike “ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, dhe nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje”.

Por çfarë parashikon legjislacioni shqiptar në raste të tilla? Në Shqipëri, çështja e financimit të subjekteve politike rregullohet nga Ligji për Partitë Politike dhe Kodi Zgjedhor. Siç Report TV, ka vënë në dukje më herët, kontrata, kontrata përmban terma të përgjithshëm të aktivitetit që do të realizohet përmes lobimit. Nxitimi për të angazhuar, në prag të fushatës zgjedhore, një nga kompanitë më me ndikim për momentin, në Uashington, falë lidhjeve të afërta me Presidentin Trump, dhe atyre direkte me njerëzit që e rrethojnë atë, qartazi synon që të lërë gjurmë në mjedisin elektoral shqiptar. Por ajo që duket se e lidh në mënyrë më direkte me zgjedhjet, është fakti se kontrata, është firmosur nga Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, por si përfaqësues i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, subjekti elektoral, nën siglën e të cilit, PD, po udhëheq opozitën në garën e 11 majit.

Kodi Zgjedhor shqiptar është shumë i qartë. Neni 92 i tij, e sanksion se asnjë subjekt zgjedhor në Shqipëri nuk mund të marrë asnjë lek më shumë se 1 milionë lekë të reja, ose rreth 10 mijë euro, nga asnjë person fizik ose juridik qoftë. Deri më tani për kontratën e lobimit me Continental Strategy janë paguar plot 750 mijë dollarë, e konvertuar në rreth 65 milionë lekë të reja, ose 65 herë më shumë saç kodi e lejon.

Gjithashtu në të njëjtin nen parashikohet edhe ndalimi tjetër, se subjektet zgjedhore në Shqipëri dhe kandidatët e tyre mund të marrin fonde për qëllime të fushatës vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Pra, asnjë financim i huaj nuk lejohet në fushatë elektorale. Fondacioni ‘Make Albania Great Again” është një entitet juridik i huaj i regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kodi e evidenton se person fizik vendas quhet edhe shtetasi shqiptar me banim jashtë territorit të vendit, pra vetëm për personat fizikë dhe jo ata juridikë.

Neni 92/1 e Kodit Zgjedhor

Meqë jemi te Kodi Zgjedhor neni 92 ka edhe një pikë të pestë të tij, që e thotë e zeza në të bardhë se “Subjekti zgjedhor është i detyruar të bëjë publike dhe të sigurojë akses të plotë e të pandërprerë të të tretëve në bazën e të dhënave, ku subjekti zgjedhor regjistron dhurimet, huat ose kreditë e përfituara nga ai dhe kandidatët e tij, për të gjitha vlerat e barabarta dhe më të larta se 50 mijë lekë” . Po për “dhurimin” deri tani 750 mijë dollarësh ende nuk ka asnjë informacion të detajuar për asnjë palë.

Vetë Partia Demokratike dhe Sali Berisha e kanë thënë disa herë se këto janë kontribut apo dhurim fondesh për të, por nuk e ka zbatuar as rregullin e parashikuar në pikën 2 të nenit 92/2 të ligjit zgjedhor që thotë se dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 50 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në llogari të posaçme të hapura në banka nga subjekti zgjedhor, llogari e cila është deklaruar që në momentin e regjistrimit për zgjedhjet. A kanë kaluar 750 mijë dollarët që janë paguar për PD-në në SHBA, nga llogaria bankare e Aleancës për Shqipërinë Madhështore?

Neni 92/2 e Kodit Zgjedhor
Neni 92/2 i Kodit Zgjedhor nga ana tjetër detyron çdo subjekt zgjedhor të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin e qartë të dhuruesit, huadhënësit ose kredidhënësit. Në çastin e dhurimit, dhuruesi nënshkruan një deklaratë, ku zotohet se ai nuk ndodhet në një nga rrethanat e ndalimit dhe mban përgjegjësi personale për deklarim të rremë. A e ka bërë Nuredin Seci dhe ‘patriotët’ e tjerë që PD thotë se po i paguajnë lobimin në SHBA këtë deklaratë?

Regjistri i posaçëm është i sanksionuar edhe në nenin 23/1, pika 1 e ligjit për Partitë politike që e nënvizon që “Lista e personave, që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse, duhet të bëhen kurdoherë publike”.

Neni 23 ligji “Për partitë politike”
Ligji për partitë politike, po ashtu, në nenin 21 e sanksionon se ndalohet ndihma financiare dhe materiale nga qeveri dhe nga ente publike ose private të huaja, por shton se e lejon ndihmën nga organizata e fondacione politike, vendase e të huaja. ” Kjo mund të jetë edhe argumentimi se pse në aktin e themelimit të fondacionit ‘Maga’ në SHBA, pak ditë para firmosjes së kontratës, në objektin e aktivitetit të tij, pas “promovimit të komunitetit lokal” atje, është shtuar edhe një fjali në fund “mund të angazhohet edhe në aktivitete politike”.

Neni 21 ligji “Për partitë politike”
Prokuroria e Posaçme (SPAK) menjëherë nisi verifikimet, vetëm një ditë pas publikimit të kontratës në media, dhe hetimet pritet të sqarojnë gjithçka që lidhet me përgjegjësinë penale të kujtdo të përfshirë, duke filluar nga firmosësi Flamur Noka, ‘garantori’ Nuredin Seci dhe deri te përfituesi Sali Berisha./ Shqiptarja.com

Next Post
E rëndë në Korçë! Roja i spitalit hyn i dehur në dhomat e pacientëve, godet familjarin e një prej tyre

E rëndë në Korçë! Roja i spitalit hyn i dehur në dhomat e pacientëve, godet familjarin e një prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In