• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimet e Bashës në SHBA, dosja amerikane që mund të fundosë kreun e PD

by Java News
20/10/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Drejtësisë rrezikon të fundosë kreun e PD Lulzim Basha dhe partinë e tij sa i takon lobimeve të bëra në SHBA një vit më parë. Prokuroria ka nisur një hetim ndaj partisë më të madhe opozitare, pasi dyshohet se ajo ka shmangur deklarimet në KQZ mbi vlerat e lobimit.

Pra paka ditësh në Prokurorinë e Tiranës ka ardhur një dosje nga SHBA mbi lobimet e PD, ndërkohë që në ditë në vijim pritet të vijë dhe një dëshmi e Nicolas Muzin, personi me të cilin Basha lidhi marrëveshjen.

Por gazeta ka mësuar detaje nga ajo se çfarë përmbajnë këto dokumente, të cilat lëkundin pozitën e Bashës dhe të PD. Sipas burimeve, në letër-porosinë që prokuroria ka dërguar në SHBA, janë shkruar një sërë pyetjesh, ku së pari kërkohej të dihej nëse ka pasur marrëveshje mes PD dhe kompanive “Biniatta Trade LP” e “Muzin Capitol Partners”.

Në përgjigje të SHBA, është konfirmuar që ka pasur një marrëveshje të tyre. Më pas është kërkuar të dihet shuma që Muzin ka deklaruar si të ardhura nga pakti me demokratët. Në përgjigje Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka vënë në dispozicion të gjitha kontratat.

Një pjesë e madhe e tyre dihen, por Prokuroria i kërkoi ato në mënyrë zyrtare dhe ato janë të vulosura në mënyrë që të shërbejnë si prova nëse çështja shkon në gjykatë. Në dosje janë të gjitha kontrata që janë firmosur nga Basha me “Biniatta Trade LP” dhe “Muzin Capitol Partners” për vititn 2017, shoqëruar me vlerat përkatëse dhe me detyruat që PD kishte ngarkuar ndaj kontraktuesve, shkruan gazeta Sot.

Po ashtu, është dorëzuar një fashikull, ku tregohet se si krejt papritur ‘Muzin Capitol Partners’, ndryshoi bilancet e saj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe deklaroi se ishte paguar 3 herë nga PD. Dy herë para janë derdhur nga vetë PD dhe një herë pagesa është bërë nga ‘Biniatta Trade LP”.

Në adresë të Muzin Capitol, PD ka bërë një pagesë në muajin mars dhe një në muajin qershor. Ndërkohë në fund të marsit është bërë një pagesë nga “Biniatta Trade LP”. Deklarimet që ka bërë Nicolas Muzin në Departamentin Amerikan të Drejtësisë me ato që ka deklaruar PD në KQZ, nuk përputhen.

Bëhet fjalë për një shumë të madhe dollarësh që nuk dihet se si ka shkuar në duart e tij. Vetë FBI ka nisur hetimet për rastin dhe atje është marrë në pyetje Nicolas Muzin. Fashikulli me deklarimet e tij do i dorëzohet shumë shpejt Prokurorisë së Tiranës. TemA

ma.me

Next Post
Meta uron Trump për 242-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria solidare me SHBA

Maqedoni, ndryshimet kushtetuese, Meta: Hap drejt BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun, i pranishëm edhe Rama! PD në protestë: Po ktheheni në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun, i pranishëm edhe Rama! PD në protestë: Po ktheheni në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In