• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘Lobim i paligjshëm’, kërkohet hetim për Hashim Thaçin

by Java News
01/12/2018 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Hetimor Parlamentar në Kosovë ka miratuar Draft-Raporti lidhur me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe e Qeverisë. Anëtarja e këtij Komisioni Arbërie Nagavci ka thënë që prokuroria duhet të nis hetimet ndaj Thacit për përdorim të paligjshëm të fondeve për lobim, transmeton “Zëri.info”.

“Prokuroria të nis hetimet lidhur me përdorimin e paligjshëm të fondeve për lobim nga Hashim Thaçi. Sot mbajtëm mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe votuam edhe Draft Raportin”, ka shkruar Nagavci në një postim në “Facebook”.

Ajo ka shkruar që MPJ dhe Presidenca kanë tentuar ta pengojnë punën e komisionit hetimor parlamentar duke mos ofruar raportet e punës.

“Gjatë 6 muajve të punës, pati përpjekje të qartë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca për të penguar hetimin parlamentar. Ata nuk ofruan materialet e kërkuara nga komisioni hetimor, si kontrata apo raporte të punës dhe nuk u paraqitën në seancat intervistuese. Megjithatë nga shqyrtimi i të dhënave që kemi siguruar, ka bazë të mjaftueshme për shkeljet e bëra, për keqpërdorim të buxhetit të vendit, andaj dhe për hetime nga ana e Prokurorisë së shtetit”, ka shkruar me tej ajo.

Sipas saj në dëshminë  e dhënë nga këshilltari i Thaçit Ardian Arifaj ka pasur kundërshti.

“Hashim Thaçi ish Ministër dhe tash President, përkundër ftesave nga komisioni hetues, nuk dha asnjë përgjigje, njëjtë edhe ministri aktual i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Por Këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj gjatë dëshmisë ka dhënë dy deklarata kontradiktore dhe është evidente në kuptimin e dëshmive se mjetet nga buxheti i vendit, gjegjësisht nga fondet e destinuara për lobim janë përdorur për promovim personal të Hashim Thaçit, pra për shkruarjen e parathënies së librit për të”, ka shtuar ajo duke thënë që ky raport do të diskutohet edhe në Kuvend.

“Raporti do të diskutohet edhe në Kuvend, por gjithsesi Prokuroria e Republikës së Kosovës ka obligim të hetojë si keqpërdorimet e buxhetit nga ana e Presidentit Thaçi, për promovim personal, ashtu si dhe këshilltarin e tij për deklarata të rrejshme e bashkëpunëtorët tjerë për pengimin e punës së komisionit, keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe veprat tjera penale. Po ashtu ka dyshime të bazuara por që kërkojnë më tej hetim se të njëjtat janë përdorur edhe për shtyrjen përpara të idesë së shkëmbimit të territorit që po e bart Presidenti aktual. Kuvendi do të duhet ta niste po ashtu një komision që e shqyrton këtë temë po ashtu”, përfundon postimi i Nagavcit. /a.ç

Next Post
Trump e ka me paraardhësit: 11 shtatori mund të ishte ndaluar

Vdekja e Bush, Trump: Udhëhoqi SHBA në një fund paqësor e fitimtar të Luftës së Ftohtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In