• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Llogaritë elektorale dhe ato personale të Ilir Metës në 18 qershor

by S M
24/01/2017 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Shumëkush që merret me politikën dhe lajmet, mendoi se Ilir Meta i hoqi një krah ekuacionit të zgjedhjeve të 18 qershorit, kur deklaroi pa mëdyshje se SI nuk do të bëjë koalicion me PD. E vërteta e asaj deklarate vlen ende të mbahet nën vrojtim dhe të analizohet, pasi është provuar se krerët e partive janë ende shumë “fluidë” dhe të padeshifrueshëm në fillimin e një viti zgjedhor. Shumë ujë do të rrjedhë deri në zgjedhje dhe mendimi i keq që Meta tha se ka sot për Bashën dhe partinë e tij, mund të jetë një nocion i lëvizshëm dhe relativ. Historia politike shqiptare na ka mësuar me këto lloj mësimesh prej shumë vitesh tashmë.

Megjithatë kur flitet për llogaritë elektorale të LSI, thënë ndryshe “partisë së mesit” (Kina e konsideronte veten dikur si Perandoria e Mesit, por këtu krahasimi fut paksa ujë), siç ndodhi sot në media, mirë është të mbahet parasysh fakti se Ilir Meta ka prerë formalisht njërën ndër tre degët ku mund të qëndrojë i ulur në 18 qershor. Sipas analizës elektorale të Mapos, edhe në rastin e LSI del i qartë parimi bazë i këtij sistemi zgjedhor me të cilin do të votohet në verë, sipas të cilit forca politike që vendos të qëndrojë jashtë gardhit të një koalicioni, penalizohet me shumë mandate më pak. Dhe i vetëm trim në luftë, është një proverb që mund të rishkruhej në “kush mbetet vetëm, e ha ujku”. Dhe ujku në këtë rast është rezultati ndëshkues që merr, thjesht dhe vetëm për shkak të sistemit zgjedhor me të cilin përllogariten votat e marra.

Në intervistën e fundit, kur ka deklaruar se nuk do të bashkohet me Bashën, Meta ka bërë publike edhe disa nuanca të tjera sinqeriteti, të cilin rrallë e përdor kur bëhet fjalë për zgjedhje, aleatë apo kundërshtarë politikë. Ai ka thënë në esencë se me Ramën s’do të bënte kurrë aleancë nëse do të nisej nga bazat e marrëdhënieve personale që ka me të. Por ka thënë gjithashtu se koalicioni me PS ka funksionuar. Të dyja këto komente, së bashku me refuzimin për t’u afruar me Bashën, duket se përbëjnë aktualisht jo vetëm atë që mund të quhet “humori elektoral” i LSI, por edhe pozita e saj delikate mes palëve, në këtë kapërcyell të vështirë zgjedhjesh që po afrohen. Të qëndrojë vetëm, për të verifikuar se cila është pesha reale e partisë, të vazhdojë majtas, aty ku duket se ka humbur edhe qetësia, pasi dashuria kishte humbur e para prej kohësh, apo të presë timonin sërish djathtas, duke hyrë në terrenin e panjohur të një opozite të dobët, pa lider dhe pa projekt, e për pasojë me rezultat të paparashikueshëm?!

LSI ka qenë e vetmja sfidë ndaj gravitetit politik klasik në 25 vjetët e fundit. Ajo është afirmuar gradualisht në dhjetëvjeçarin e fundit, duke sfiduar ligjet bazë të politikës shqiptare. Ky përbën një sukses të pamohueshëm të Ilir Metës, pavarësisht kostove jo të vogla, helmeve dhe listës së gjatë të armiqve që ai ka krijuar gjatë rrugës, për të ngritur shtëpinë e tij politike. Por momenti aktual duket se përbën njëherësh edhe një çast që ka ngarkesë historike brenda. Është momenti kur skena politike shqiptare mund të shohë të zyrtarizuar një herë e mirë partinë e tretë të madhe në vend. Jo më dy parti të mëdha dhe një tjetër as e vogël, as e madhe! Por tre parti që kanë pesha të krahasueshme politike në skakierën kombëtare.

Deri më tani rritja e peshës elektorale dhe politike të LSI ka ardhur si pasojë aleancave që ajo ka hedhur në letër. Para ose pas zgjedhjeve. Pasi hoqi në zgjedhjet e vitit 2009 “vuajtjet e Ferrit” , teksa garoi e vetme kundër PD e PS, Meta mundi të zbardhë në letër një aleancë që i dha peshë pas zgjedhjeve. Ishte një aleancë politike, e cila solli pushtet, para, vende pune dhe një pozicion komod pas pesë viteve opozitë. Aleanca e dytë, kësaj rradhe paraelektorale, ndodhi me të majtën. Prej saj LSI mori pak më shumë 10% të votave dhe plot 16 mandate. Një hop prej 12 mandatesh, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse. Përtej sherreve që ka pasur me Ramën në këto katër vjet, përtej përplasjeve, bërrylave, mllefit dhe urrejtjes që egziston mes dy anëve të tryezës së koalicionit aktualisht, historia tregoi se e majta e bashkuar qoftë edhe me “pe të bardhë” dhe me një martesë me kontratë e pa dashuri, është një skemë politikisht fituese.

Meta e di mirë se një bashkim me PS edhe për katër vite, do t’i jepte praktikisht fund fabulës së zgjedhjeve të qershorit, ende pa nisur fushata. Nëse do të vendoste të dilte i vetëm në zgjedhje, ai mund t’i hiqte partisë së tij epitetin “e madhe” që ka marrë në vitet e fundit, kur i ka zmadhuar rradhët edhe me disa deputetë të tjerë. Në një rast të tillë LSI do t’i kthehej sërish nocionit të partisë që vendos shumicat parlamentare (vetëm nëse Rama e Idrizi nuk bëjnë ndonjë surprizë ende të vështirë për t’u imagjinuar, duke i kapur të vetëm 71 mandatet). Është e vërtetë që Meta do të reduktonte peshën politike, por do të verifikonte në dritën e diellit peshën reale që ka në elektoratin shqiptar. Një tundim jo i vogël për një forcë politike që herën e fundit që garoi e vetme mori fare pak deputetë.

Ndërkohë me Ramën (dhe Idrizin) në krah, jeta do të ishte më e “mërzitshme”, por shumë më komode. Me kusht që vetë Ilir Meta të gjejë një “vend pune” të përshtatshëm për veten e tij, në shtetin e pas 18 qershorit. President, kryeministër, zv.kryeministër apo asnjëri prej tyre?! Ky element është kaq i rëndësishëm, saqë mund ta mbajë të ngrirë të gjithë logjikën e mësipërme të këtij shkrimi. Eshtë e panjohura më e madhe e ekuacionit me një krah të LSI në këto zgjedhje.

Next Post
Dështon atentati për hakmarrjen 19-vjeçare, katër të arrestuar në Tiranë

Ngacmoi të miturin seksualisht, pranga të dyshuarit si pedofil në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In