• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Llixhat e Peshkopisë”, PD: Banorët presin anulim të menjëhershëm të këtij koncensioni!

by Java News
28/01/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi në një deklaratë për mediat ka  vijuar me akuzat për dhënien me koncension të ujërave termalë në “Llixhat e Peshkopisë”. Sipas tij, banorët  e Dibrës presin anulim të menjëhershëm të këtij koncensioni, ndërsa shton se ata kanë edhe mbështetjen e PD-së. Gjunkshi në fjalën e tij u shpreh se deputetja socialiste, Almira Xhembulla dhe kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama së bashku me prefektin Nexhedin Shehu, pavarësisht pretendimeve të banorëve  bëjnë ‘të paditurin’.

Deklarata e plotë

Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka denoncuar aferën e dhënies me koncesion të ujërave termale “Llixhat e Peshkopisë”. Ne jemi angazhuar të jemi në krah të banorëve në protestat e tyre dhe këmbëngulim deri në zbardhjen e plotë të kësaj afere dhe nxjerrjen e përgjegjësve që janë përzier në të. Ky koncesion i dhënë pothuajse njësoj, me të njëjtat praktika korruptive, si tenderat e koncesionet e Unazës së Re apo HEC-eve duhet të anulohet dhe personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë.

Partia Demokratike siç ka mbështetur banorët e Astir-it prej afro 80 ditësh, do të mbështesë banorët e Llixhave dhe qytetarët e Dibrës deri në anullimin e këtij konçesioni. Pas denoncimit tone publik dhe protestës së organizuar nga banorët para bashkisë së Peshkopisë, banorët e llixhave janë takuar me deputeten e Partisë Socialiste, znj. Almira Xhembulla, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama, Prefekti e Dibrës, Nexhmedin Shehu, duke u shfajësuar para qytetarëve sikur s’dinin gjë kur ndërkohë vendimi është i datës 11.12.2018. Këto deklarata janë një mashtrim i pastër dhe që nuk garantojnë anulimin e procesit. Përfaqësuesit e mazhorancës nuk mund të luajnë të paditurin, kur i gjithë dokumentacioni që firma ka dorëzuar në Shkodër është siguruar nga Bashkia e Dibrës, nga prefektura e Qarkut si dhe nga zyra e regjistrimit të pasurisë Dibër. Si nuk ditkan gjë përfaqësuesit e mazhorancës kur bashkia vetë ka patur përfaqësuesit e vet në Këshillin e Basenit Ujor Drin – Bunë?

Si ka mundësi që përfaqësuesit e mazhorancës luajnë të paditurin, kur në këtë komision ka qenë pjesërmarrës i vëllai i deputetit socialist, Ulsi Manja. Procedura korruptive e koncesionit, e miratuar me date 11.12.2018, cënon drejtpërsëdrejti interesat e mbi 3500 banoreve te qytetareve dibranë dhe favorizon interesat korruptive te Qeverise Rama. Me kete aktivitet jane te lidhur mbi 35 hotele, mbi 200 shtepi pritëse (biznese familjare). Banorët e Dibrës e dinë mirë se nëse Qeveria Rama do kishte qenë e përgjegjshme dhe dashamirëse me Dibrën, do i kishte anulluar edhe HEC-et e Çidhnës dhe nuk do e shkatërronte Kanionin e Setës, ashtu siç ka thënë se do të anullojë HEC-et mbi Vjosë apo ato të Kanionit të Holtës. U bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe qeverisë “Rama” të mos mendojë se mund t’i mashtrojë dibranët përkohësisht, duke thënë se s’kishte informacion. Banorët e Dibrës presin anullimin e menjëhershëm të procedurës së koncesionit, përndryshe s’do t’i ndalojnë protestat dhe do të identifikojnë me emër dhe me mbiemër mashtruesit që po i shpronësojnë dhe po luajnë me jetën e tyre.

/a.meta

Next Post
Garda e Republikës, rritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të burimeve njerëzore

Garda e Republikës, rritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të burimeve njerëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In