Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë të aplikojnë për pasaporta dhe letër njoftime përpara muajit janar.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Lleshaj e quan vonesën e aplikimeve një shqetësim.
Kujtojmë që gjatë fundvitit aplikimet nuk shtohen vetëm për shkak të skadencës së dokumenteve, por edhe për arsye të festave.
Postimi i plotë:
2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.
Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.
Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse. /e.s/