Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në përfundim të takimit në prefekturën e qarkut Shkodër në një prononcim të shkurtër për mediat tha se vizita e tij sot në Shkodër ishte për të siguruar garanci maksimale për jetën e shkodranëve.
“Ishte një takim siç e kemi thëne për t’i dhënë Shkodrës dhe qytetarëve të saj sigurinë maksimale të kërkuar” tha Lleshaj.
Kreu i Ministrisë së Brendshme ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe në fokus të takimit të prefektin, Valdrin Pjetrin ka qenë siguria dhe garantimi i jetës së shkodranëve. Ky takim zgjati mbi një orë.
/a.rada
Situata me rendin, Lleshaj dhe Veliu vizitojnë për herë të tretë Shkodrën