Ministri i Punëve të brendshme, Sandër Lleshaj e ka cilësuar operacionin “KUITO’ si një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar.
Lleshaj ka theksuar se krimi i organizuar ka marrë sot një goditje domethënëse.
Ai ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe ka falenderuar partnerët e Shqipërisë.
“KUITO” një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të PSH në luftën kundër krimit të organizuar, i cili ka marrë sot një goditje domethënëse. Përgëzime për PSH dhe falënderime për partnerët tanë. E gjitha vazhdon…”, ka theksuar Lleshaj.
Në kuadër të operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar “KUITO” u sekuestruan 137 kg lëndë narkotike kokainë, dy persona janë në pranga dhe një është shpallur në kërkim.
Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, Policia greke dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, i koordinuar nga DEA Amerikane.
/a.r











