• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj kundër Ramës: Nisma për emigrantët e dështuar! Sikur gjithë Shqipëria të kthehej në kamp, s’është zgjidhje

by A R
09/11/2023 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka konsideruar si një nismë të dështuar marrëveshjen e bërë me Italinë për strehimin e emigrantëve. I ftuar në Ditarin e orës 19:00 me gazetaren Bruna Çifligu, Lleshaj tha se kjo është një marrëveshje e jashtëligjshme, e që nuk do të sjellë një zgjidhje të problemit në thelb. Ai e konsideron si të rrezikshëm dhe që shkel të drejtat e njeriut.

“Italisë nuk i mungon vendi, pse kërkon ta bëjë jashtë vendit të saj? Nisma nuk qëndron në asnjë gërmë të saj, është krejtësisht e dështuar pa lindur”, tha Lleshaj.

“Meloni ka një CV as çerek faqe, është në krizë”

Ish-ministri e sheh më shumë si një dështim të kryeministres Italiane, Giorgia Meloni, e cila ka ardhur në pushtet me premtimin se do të ndalonte fluksin e emigrantëve dhe jo vetëm që nuk bëri këtë, por gjatë qeverisjes së saj është dyfishuar.

“Jo Shëngjini, por e gjithë Shqipëria të kthehet në kamp pritjeje nuk është zgjidhje, për shkak se problemi është më i madh, Meloni është në krizë, që ka thënë do të zgjerojë emigracionin dhe tani është bërë një dyfishim të madh, nuk shquhet për diçka tjetër, ka një CV as cerek faqe. Ka ardhur me premtimin se do zgjidhë emigracionit, por tani e ka dyfishuar. Është një zgjidhje marketing, imazh se reale. Nuk mund të zgjidhet kjo”, u shpreh ish-ministri.

“Kamp jashtë Europës, hile e vjetër”

Ndërtimi e një kampi jashtë Europës, për Lleshajn, është një projekt që nuk është iduar nga dry kryeministrat, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, por nga persona të tjerë. Fillimisht është menduar Afrika, por më pas Italia ka trokitur në dyert e Italisë, që ti gjeti të hapura.

“Është hile e vjetër, janë të tjerë që e kanë elaburuar si ide, për të gjetur një zgjidhje jashtë Europës, për një problem tërësisht europian, është menduar që të jenë në Afrikë, disa qendra ku të bëhet atje seleksionimi, dhe kjo kishte një farë sensi dhe pse e diskutueshme. Jemi në kushte kur është bërë e pamundur që të ndërtohen këto qendra aty ku buron emigracioni dhe prandaj është zgjedhur ideja nga Italia që të ndërtohet në Shqipëri”, tha Lleshaj.

“Dokument i firmosur në këmbë, shumë pyetje pa përgjigje”

Ish-ministri Sandër Lleshaj tha se kjo nismë nuk jep përgjigje për shumë pyetje që lindin. Ai solli një rast hipotetik, siç është vrasja mes 2 emigrantëve, kush do e hetojë apo gjykojë, Shqipëria apo Italia, tha ai. Nga ana tjetër, u ndal edhe në një detaj, te nënshkrimi i dokumentit në këmbë, sipas së cilit u duk si një nxitim nga ana e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

“Protokoll i firmosur në këmbë, Meloni ishte aq me nxitim, saqë dhe në momentin e ceremonisë ishin në këmbë, pa karrige, një detaj i thjeshtë, një dokument i nënshkruar në këmbë, ajo do bëhet marrëveshje pasi të kalojë në parlament, ajo më shumë shtron pikëpyetje, se jep përgjigje. Çfarë do ndodh nëse një emigrant vret një tjetër, kush do të hetojë, kush do ta gjykojë, ose nëse do dalin, do ikin drejt vendeve të tjera, do na krijohet një problem tjetër me këto vende se do thonë vijnë prej jush”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
Iu shkarkuan 7200 Volt në fytyrë, 46-vjeçari gjen shpresë pas transplantit të parë të llojit të tij në botë

Iu shkarkuan 7200 Volt në fytyrë, 46-vjeçari gjen shpresë pas transplantit të parë të llojit të tij në botë

Comments 2

  1. F-22 Raptor says:
    2 years ago

    Askush nuk ka thene, pra as Rama, qe Shqiperia do te zgjidhe problemin e emigranteve. Duket diku tjeter e ka hallin ky Lleshi i cili kohet e fundit e ka me qejf te madh te sulmoj Ramen. Me eshte dukur njeri cinik, i vrazhde e skuth!

    Reply
  2. soner says:
    2 years ago

    Thats great news for all folks ! https://uk.roksati.com/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një vëmendje e re dhe afatgjatë e SHBA për rajonin

December 27, 2025
Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

Zonë me aktivitet të lartë sizmik/ Tërmet i fuqishëm trondit Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

December 27, 2025
Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

December 27, 2025
Google thyen rregullin e vjetër, ndryshimi i adresës së Gmail-it po bëhet realitet

Google thyen rregullin e vjetër, ndryshimi i adresës së Gmail-it po bëhet realitet

December 27, 2025
OKB: Armëpushimi mund të hapë rrugën për paqe midis Tajlandës dhe Kamboxhias

OKB: Armëpushimi mund të hapë rrugën për paqe midis Tajlandës dhe Kamboxhias

December 27, 2025
Tregu i ri i fruta-perimeve në Elbasan, kryeministri Rama: Hapësira moderne e funksionale

Tregu i ri i fruta-perimeve në Elbasan, kryeministri Rama: Hapësira moderne e funksionale

December 27, 2025
Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

December 27, 2025
Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë

December 27, 2025
Zgjedhjet e parakohshme/ Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Zgjedhjet e parakohshme/ Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

December 27, 2025
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com