• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lleshaj inspektim në zonat e përmbytura në Laç: Janë dy probleme që shkaktojnë përmbytje të vazhdueshme në qytet

by Java News
25/09/2019 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shirava që përfshinë të gjithë territorin e Shqipërisë që më pas u pasuan me përmbytje në shumë zona të vendit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar një lagje periferike të Laçit, për të parë nga afër problemet e shkaktuara nga përmbytja e disa shtëpive, si pasojë e çarjes së argjinaturës së një kanali në afërsi të tyre.

Lleshaj vlerësoi angazhimin e institucioneve vendore dhe premtoi se pas kapërcimit të emergjencës, do të kërkohen zgjidhje të qëndrueshme afatgjata për dy probleme të ngjashme që ka qyteti, kanalin në lagjen Sanxhak dhe përroin që kalon përmes qytetit, të cilët shkaktojnë përmbytje herë pas here.

 “Që mbrëmë vonë në këtë argjinaturë këtu në Laç po punohet nga institucionet, prefektura, bashkia, bordi i kullimit për të  eliminuar një defekt që u shfaq mbrëmë gjatë natës, i cili ka shkaktuar edhe përmbytjen e një numri të konsiderueshëm familjesh këtu në zonën e Sanxhakut. Shoh një mobilizim shumë të madh të Bashkisë dhe të gjitha institucioneve të tjera për ta eliminuar këtë defekt. Sigurisht që kjo është punë emergjence, e cila meriton të vijohet më tej për ta zgjidhur në kuptimin afatgjatë. Këtu në Laç kemi dy probleme të mëdha; kemi këtë argjinaturë ose kanalin e ujërave të larta, dhe përroin që kalon përmes qytetit. Të dy këto shkaktojnë probleme të vazhdueshme dhe kronike në qytet. Ne do të merremi shumë shpejt për t’i adresuar në themel këto dy çështje, në mënyrë që të zgjidhet një herë e mirë. Pa u zgjidhur këto, ne nuk mund të kemi stabilitet në çështjet e emergjencave civile në Laç.” u shpreh Lleshaj

Lleshaj më herët bëri një inspektim në zonat përreth lumit të Ishmit, ku paraqiten problematika të ndryshme kryesisht për shkak të përmbytjeve kronike të shkaktuara nga dalja e lumit nga shtrati.

Ministri u shpreh se po planifikohen ndërhyrje për thellimin dhe hapjen e lumit, që të tërheqë ujërat e shirave të mbledhura nga kanalet anësore.

“Ne ishim në zonën e Ishmit ku ka përmbytje të konsiderueshme, që vijnë si pasojë e mosfunksionimit të vetë lumit të Ishmit, i cili për shkak të prurjeve, aluvioneve të mëdha të akumuluara ndër vite, nuk ka më kapacitetin tërheqës dhe shkakton përmbytje. Po mendojmë ndërhyrje, të cilat kanë të bëjnë me thellimin dhe hapjen e lumit në mënyrë që ai të mund të tërheqë ujin  e mbledhur nga kanalet anësore, zgjidhje e cila besojmë se do t’i japë një të ardhme më të stabilizuar të gjithë rajonit,” tha ai.

g.kosovari

Next Post
DEBATI / Fino i përvishet Gjonit: Shkon sheh lajmet dy orë ti dhe na vjen prap në tryezë

DEBATI / Fino i përvishet Gjonit: Shkon sheh lajmet dy orë ti dhe na vjen prap në tryezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In