• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llatja fton qytetarët të festojnë sot në Elbasan: Të zbulojmë sekretin e ballokumes në shesh

by A R
14/03/2024 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga lashtësia Dita e Verës shkon dhe ulet këmbëkryq në kryeqendrën e festimeve sot, Elbasanin. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrajn Rahova, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka ndarë detaje nga agjenda e festimeve.

Llatja: Sot jemi zgjuar herët. Në qendër të qytetit po bëhen gati shkollat për të ekspozuar tematikat e tyre. Është një traditë tashmë kjo, shkollat ekspozojnë tematika të ndryshme që ato vetë kanë zgjedhur.

Kryebashkiaku Llatja thotë se ballokumet bëhen 2-3 ditë para Ditës së Verës, sepse kështu e do tradita.

Llatja: Ka një rit të tërë bërja e ballokumes. Çdo familje ka një mënyrë të vetën të të bërit ballokume. Gjalpi duhet të jetë i maturuar, jo i ri. Edhe për miellin e mistri dhe grurit merren masa përpara.

Çfarë pritet të ndodhë sot?

Llatja: Pjesa e rinisë sot zgjohet vonë sepse mbrëmë kanë festuar deri vonë. Sheshi i qytetit ka qenë plot, lokalet kanë qenë plot. Në shesh fillojnë aktivitete për fëmijët të parat, më pas janë ekspozitat e fotografisë. Gjithashtu edhe në Pallatin e Sportit…Ditën e Verës e kemi organizuar në disa lokacione. Duke filluar që nga Parku Rinia ku pritet një aktivitet për fëmijët në orën 11:00. Lulishtja para Pallatit të Sportit është më shumë e fokusuar për sportet dhe për ekspozitën e kampionëve të Elbasanit ndër vite. Panairi i zejeve ka disa ditë që është hapur. Dje ka qenë kulmi dhe ka pasur një ndikim të madh në gjithë lëvizjen e qytetit. Kemi një risi. Nëse doni të shikoni recetën e vërtetë të Elbasanit, do ta ekspozojmë në sheshin kryesor. Vjet i bëmë ballokument në sheshin kreysor të qytetit. Këtë vit kemi bërë një cikël të plotë, që nga mënyra e rrahjes deri te pjekja. Me këtë rast do zbulojmë dhe sekretin.  Sot aktivitetet mbyllen pas drekës. Ne kemi një traditë që dreka hahet me familjen.

Kryebashkiaku Llatja tha se është i lumtur që Dita e Verës tashmë festohet në të gjithë Shqipërinë dhe janë të lumtur që kanë nxjerrë “sekretet” e Elbasanit. Llatja gjithashtu shtoi se Elbasani sot pret të gjithë miqtë nga gjithë qytetet e vendit.

/a.r

Next Post
Arrestohet me urdhër të SPAK ish-ortaku i kreut të ARRSH. Në pranga edhe biznesmeni Ervis Lami

Arrestohet me urdhër të SPAK ish-ortaku i kreut të ARRSH. Në pranga edhe biznesmeni Ervis Lami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In