Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka deklaruar nga Shkodra se procei i Vettingut nuk mund të përdoret nga askush për t’ju imponuar prokurorëve të vendit. Në një takim me prokurorët e Shkodrës, Llalla ka sulmuar qeverinë duke thënë se zbulimi i rasteve të kultivimit të narkotikëve është shumë i ulët dhe se shumë punonjës po abuzojnë me detyrën.
“Procesi i vettingut nuk mund të përdoret nga askush për t’i imponuar prokuroreve në vendimmarrjet e tyre.
Të gjithë prokuroret duhet të vënë në dijeni prokurorin e Përgjithshëm mbi rastet e procedimeve penale në këtë periudhë.
Ajo që shihet lidhur me volumin e punës dhe ngarkesën e veprave penale, me shumë raste janë rastet e kultivimit të bimëve narkotike.
Zbulimi i rasteve është i ulët. Ka raste të shpërdorimit të detyrës.
Punonjës shtetëror abuzojnë me detyrën”, tha Llalla.