• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llalla presion ambasadorëve: Më kërkuan arrestime VIP, bisedat i kam të regjistruara

by Java News
02/02/2017 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e tensioneve mes Adriatik Llallës dhe ambasadorit Donald Lu, kryeprokurori ka zbardhur edhe një detaj. Sipas tij, disa ambasadorë i kanë kërkuar në zyrë arrestime të disa figurave të rëndësishme të politikës.

Llalla tha në Opinion se nuk mund t’i thoshte emrat, por bisedat janë të regjistruara si rrjedhojë e protokollit. Kryeprokurori tha sot se për këto ndikime ai ka njoftuar presidentin, tek i cili ambasadorët nuk e kanë pranuar ndërhyrjen. Por Adriatik Llalla tha se këto biseda i ka të regjistruara.

“Disa ambasadorë më kanë kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë në vend. Ambasadori nuk sjell fakte, nuk është një oficer policie. Për hir të etikës profesionale nuk mund të deklaroj emra. Bëhet fjalë për ministra, ish-ministra dhe të tjerë. Ata nuk mund të sillnin prova, ishin kërkesa mbi bazë opinionesh. Për këto kam njoftuar Presidentin e Republikës i cili ka marrë kontakt me ambasadorët në fjalë duke i shprehur shqetësimin.  Një pjesë e tyre nuk e kanë pranuar ndërhyrjen e tyre. Por Prokuroria e Përgjithshme mban të regjistruara çdo takim të Kryeprokurorit” – tha  Llalla në Opinion.

Llalla shkoi më tej duke akuzuar ambasadorin Lu se ka ndërhyrë për të mbyller cështjen e Bankers Petroleum.

“Një biznesmen i njohur më tha ta mbyllja hetimin për dëmet e shkaktuara nga Bankers, sepse ngjarja ishte aksidentale. Nëse nuk e bëja një gjë të tillë, biznesmeni më tha se në zyrë do më vinte ambasadori amerikan. Të nesërmen më erdhi cuditërisht Donald Lu që më kërkoi të mbyllja hetimet nën pretekstin se largohen investitorët” -tha Lu, i cil ritheksoi se këto takime janë të dokumentuara dhe regjistruara.

/javanews/b.d

***

Llalla në kundërsulm: Lu dhe Vlahutin caktuan ish-sigurimsa në krye të Reformës

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komentuar mbrëmjen e së enjtes akuzat e shkëmbyera mes tij dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

“Më njoftuan në mënyrë të papritur se ambasadori Lu më ka akuzuar. Në zyrën time është krejt normale që të diskutohet. Me ambasadorin kemi pasur diskutime për mënyrën sesi do të pozicionohej institucioni i Prokurorisë pas reformës” – tha Lllalla.

Ai tha se Lu i bëri deklaratat pa praninë e tij. “Duhet të jemi të qartë që ambasadorët nuk janë guvernatorë. Nuk mund të shtiret sikur është drejtues i këtij shteti” – deklaroi Llalla në Opinion.

Sipas kryeprokurorit, ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë zgjedhur në krye të reformës individë që kanë punuar në ish-Sigurimin e Shtetit.

“I kam emrat, por ata janë publikë” – tha Llalla duke refuzuar t’i konkretizojë akuzat e tij.

Ditën e sotme, Ambasadori Donald Lu hodhi akuza të rënda mbi kryeprokurorin dhe organin e Akuzës. Më herët, ambasada e SHBA u kishte refuzuar vizat amerikane punonjësve të njohur në sistemin e Drejtësisë, midis tyre edhe Llallës.

“Nëse ne nuk jemi syshqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar do të përpiqen të vjedhin këto zgjedhje. Kryeprokurori Llalla ka qenë për 18 muaj kundër reformës në Drejtësi. Në  muajt nëntor dhe dhjetor u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e ILDKPKI që është jetik për vetingund” – tha sot ndër të tjera ambasadori Lu. /javanews/b.d

Next Post
Rikthehet Aurela Hoxha, këtë herë fryn të pasmet me Photoshop

Rikthehet Aurela Hoxha, këtë herë fryn të pasmet me Photoshop

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In