Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur.
Sipas njoftimit të Prokurorisë dy zyrtarët në fjalë kanë pushuar akuzat për 3 personat e akuzuar, të cilë e kishin çuar çështjen për rekurs në gjykatën e lartë. Me urdhër të kryeprokurorit ka nisur gjithashtu edhe një hetim ndaj tyre, për të verifikuar shkaqet që sollën këtë ndryshim të akuzës për personat përgjegjës për masakrën e Vlorës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më tej, Prokuroria e Apelit Vlorë, kanë gjetur mbështetjen e gjykatave respektive, të cilat kanë vendosur dënime maksimale për 3 personat e akuzuar. Një prej të pandehurve është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa dy prej të pandehurve janë dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë.
Të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, në të cilën kishin paraqitur pretendimet e tyre lidhur me akuzat dhe dënimet.
Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë.
Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça.
Prokurori i Përgjithshëm, i vënë në dijeni për situatën, pasi prokurori Selmani e kishte prezantuar qëndrim e tij në Gjykatën e Lartë, ka urdhëruar menjëherë pezullimin e tij dhe të drejtorit , Alma Muça, si edhe ka urdhëruar nisjen e hetimit për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve….” Dhe “Shpërdorim detyre”, me qëllim për të zbuluar shkaqet e këtij qëndrimi.
Gjithashtu, pjesë e penalizimit administrativ dhe hetimit penal janë edhe ndihmësit gjyqësorë, të cilët kanë përgatitur relacionin për prokurorin.- shkruhet në njoftimin e prokurorisë
Viktimat e vrasjes se trefishte janë
Alfred Velaj 28 vjeç -Mbeti i vdekur në verandën e lokalit
Haki Rakipi, 27 vjeç – Mbeti i vdekur në verandën e lokalit
Albi Limaj 28 vjeç – Vdiq ne spital
I plagosur
Aleksandër Llanaj
Vrasjet
Sipas rrëfimeve të dëshimtarëve okularë Haki Rakipi dhe Alfred Velaj kanë qenë duke konsumuar pije në verandën e lokalit.
Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj kanë zbritur nga makina tip Benz gri dhe janë drejtuar tek lokali. Pasi kanë bërë debat për disa minuta me dy djemtë, kanë marrë të ikin. Sapo kanë zbritur shkallët mendohet se Albi Limaj ka qëlluar fillimisht në drejtim të Rakipit. Nga ana tjetër shoku i këtij Alfred Velaj i është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të dy djemve. Duke lënë të plagosur rëndë Albi Limajn dhe Aleksandër Llanaj. Të shtëna janë dëgjuar edhe nga makina.
Albi Limaj ka gjetur vdekjen në spital pak minuta sapo ka shkuar atje. Mendohet se autorët kanë përdorur pistoleta.
Një orë më pas policia ndalon 2 persona, Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti. Ani Delaj mendohet se kanë qenë në makinën nga ku u qëllua. Ndërsa më vonë u lirua Ervis Mehmeti pasi vetëm kishte bërë transportimin e të plagosurit në spital.
Këta të dy janë ndaluar pranë spitalit. Policia shpall në kërkim personin e katërt që mendohet të ketë qenë në makinë.
Si nisi sherri mes të rinjve në masakrën e vitit 2015
Më 6 prill 2015, Xhuljano L., ka pasur ditëlindjen dhe kishte dalë që të festonte me shokun e tij Albi Limaj dhe 3 vajza. Festa është zhvilluar tek lokal “A…”, që ndodhet në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Darka ka përfunduar afër mesnatës dhe të rinjtë janë larguar nga aty rreth orës 23:30. Fillimisht ata kanë shoqëruar vajzat në shtëpi dhe më pas kanë menduar që të luajnë poker në një qendër interneti. Xhuljano L., futet tek internet ‘En..’, ndërsa shoku i tij Albi Limaj shkon për të blerë cigare. Kur Xhuljano është futur brenda, ka parë që aty ndodhej Ardi Velaj, Haki Rakipin dhe dy persona të tjerë. Ardi Velaj e ka sharë Xhuljanon tek miqtë e tij dhe madje të gjithë e shikonin me inatë. Kjo nuk i ka pëlqyer Xhuljanos, e për pasoj i afrohet Ardit dhe i kërkon që të dalin pak jashtë internetit për të folur. Aty e ka pyetur:-“Pse më shan?”. Ardi Velaj nuk i ka kthyer përgjigje, por e ka goditur në fytyrë dhe më pas i ka kërkuar që të ulet në gjunjë. “Ulu në gjunjë dhe me kërko falje!”, i ka thënë Ardi. I dhunuari e ka refuzuar kërkesën. Në këto momente, nga qendra e internetit del Haki Rakipi së bashku me dy personat e tjerë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtrojnë dhunë ndaj Xhuljanos.
Xhuljano i kërkon pistoletë Albit për tu hakmarrë
Kur Xhuljano arrin që ty largohet fillimisht merr në telefon Albi Limajn për t’i treguar se çfarë kishte ngjarë. Gjithashtu ai i kërkon ndihmë edhe shokut tjetër, Aleksandër Llanajt nëpërmjet telefonit. Ky i ka thënë se nuk mund të takohen atë natë, por do të sqarohen nesër. “Nuk vij dot sonte, por i takojmë nesër dhe sqarohemi me ata”, i është përgjigjur Llanaj. Pas kësaj, Xhuljano është takuar sërish me Albi Limajn. Ai i ka treguar me detaje gjithçka që ka ngjarë mes tyre. “Me jep një pistoletë që ta qëlloj”, i ka thënë Xhuljano, kërkesë kjo e refuzuar nga shoku i tij. Albi dhe Xhuljano nuk kanë shkuar në shtëpi atë natë, por bënin xhiro me makinë. Në orën 4:00 të mëngjesit të 7 prillit ata kanë parë Ardi Velajn, që e thërrisnin Dushi dhe shokun e tij të fëmijërisë, Haki Rakipin që po lëviznin me një makinë “Smart”. Ata u bëjnë shenjë këtyre dy të fundit që të ndalen dhe nga makina del Albi Limaj për të folur me Ardi Veljan.
Dy të rinjtë kanë qëndruar aty për rreth 30 minuta dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ardi i ka kërkuar llogari se pse po e mbronte Xhuljanon dhe se ishte në krahun e gabuar. “Nuk e kuptoj se pse po e mbron! Po bën gabim dhe je në anën e gabuar”, i ka thënë Ardi. Kur Albi është futur në makinë, i ka thënë Xhuljanos që të shkojnë në një lokal për të folur me qetësi. Gjithashtu i ka premtuar edhe gjetjen e armës. “Do ta gjej një armë që t’i qëllosh se unë nuk e bëj dot se kam njohje”, mësohet t’i ketë thënë viktima, Xhuljano. Në orët e para të mëngjesit palët kanë shkuar secili në banesat e tyre për të fjetur gjumë. Askush nuk e dinte se më e keqja akoma nuk kishte ardhur. Pas disa orësh, ngjarja merr një tjetër kthesë dhe Xhuljano, ndonëse është personi që futi në sherr dy grupet e të rinjve; tashmë ndodhet jashtë kësaj përplasjeje të përgjakshme.
/a.k