• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Llalla”, ose kur akuzat kthehen në ortakëri politike

by Aalison Pearse Stevens
03/06/2016 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ A po vepron ligji për dekriminalizimin vetëm në një kahje? A janë pluhurosur tashmë shumë çështje të bujshme aferash korruptive të zyrtarëve të lartë të shtetit deri dhe ish- ministrash dhe ministrash? A u është vënë kapaku përgjimeve të paligjshme që nga Berisha e më pas? A janë “legalizuar” tashmë koncesione të korruptuara të këtyre 10 viteve të fundit? A janë amnistuar vjedhjet e fondeve publiike nga korporata e zyrtarëve që vjedhin pa u bërë syri “tërr” nga ligji? A janë aminstuar deputetë që bredhin me kobure në brez në mes të Tiranës, si të jenë në perëndimin e egër amerikan? A janë mbyllur dosje zyrtarësh të lartë, gjyqtarësh, prokurorësh që kanë bërë miliona euro në vendin më të varfër të Europës dhe nuk arrinë dot të justifikojnë pasurinë e vënë? Këto janë një sërë pyetjesh që shtrohen përpara Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pyetje të cilat nuk kanë marrë kurrë përgjigje, përveç heshtjes me justifikimin tashmë të pajustifikushëm në emër të “sekretit të hetimit”. Këto 2 vitet e fundit kryeprokurori ka paralajmëruar disa herë se në shtator do të ketë “arrestime zyrtarësh të lartë që do të ndryshonin historinë e vendit”, por deri tani këto duket kanë mbetur vetëm fjalë.

Rroshi- Noka

Dinamika e zhvillimeve të fundit në prag të finalizimit të Reformës në Drejtësi ka nxjerr në plan të parë jo pak “preferenca” me karakter politik në hetimin e një sërë çështjesh nga ana e organit të akuzës. Menjëherë pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, prokuroria nisi hetimet me akuzën për falsifikim të dokumentit të vetëdeklarimit. Një hap ky për t’u përshëndetur. Por nga ana tjetër organi i akuzës hesht për të njëjtën vepër penale të deputetit të PD-së, Flamur Noka, i cili edhe ai akuzohet se ka falsifikuar dokumentin e vetëdeklarimit për “dekriminalizimin”. Noka ka dhënë të dhëna të rreme dhe, po sipas ligjit që ndëshkon Rroshin, edhe ai duhet të kalojë në filtrin e Prokuroris. Nëse nga ky filtrim provohet falsifikimi, deputetit duhet t’i ndërpritet mandati dhe të  shkojë për ndjekje penale. Nokën nuk e mbron dot mbrojtja ideologjike e ish- kryeministrit, Berisha. Ligji është i ftohtë dhe i qartë…për ata që duan ta zbatojnë.

Përgjimet

Vetëm pak javë më parë patëm një “tundje” të shtetit nga i Pari deri te…Llalla, mbi të ashtëquajturën aferë përgjimesh. Nëse është shkelur ligji përgjegjësit duhen ndëshkuar. Por ky zell bie në sy po të kemi parasysh se në tryezën e z. Llalla ka dy vjet që “fle” dosja e përgjimeve të kryera ndaj opozitës së atëhershme dhe ambasadorëve nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes. Një skandal unikal. Për këtë aferë janë publikuar dokumenta, foto që provojnë qartazi konsumimin e një krimi kushtetues, në dijeni të plotë të ish- Kryeministrit, Berisha, ish- ministrit të Mbrojtjes Imami dhe vënë në zbatim nga kreu i atëhershëm i shërbimit sekret ushtarak, Ylli Zyla. Është publikuar me emër dhe mbiemër edhe celula e ngritur për këtë operacion antiligjor. Kjo aferë ka 2 vjet që është kallëzuar në Prokurori së bashku me të gjithë pergjegjesit. Por deri rezulton se nuk është kryer asnjë veprim serioz hetimor. Ndërsa çon letra lart e poshtë deri në Itali për të ashtëquajturën aferë përgjimesh nga Tahiri, minimalisht organi i akuzës mund t’i kishte thirrur gjatë harkut kohor të 2 viteve personat që akuzohen në Tiranë. Po kështu është afera e deputetit të PD-së, Gent Strazimiri, i cili me patllake pa leje bridhte me armë në brez në mes të Tiranës. Asnjë fjalë nga organi i akuzës, megjithëse pamjet e deputetit të armatosur kanë bërë xhirot e botës.

“Gërdecizimi” i organit të akuzës

Ka dhe një sërë çështjes të cilat vërtetë janë një kombinim mes imazhit të Prokuroris dhe të drejtës për të vendosur drejtësi. Nëse prokuroria shprehet se nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave për rastin e “21 janarit”, natyrisht Llalla nuk mund të lajë duart si ‘Ponc Pilati” lidhur me mosegzekutimin e e urdhërave të vetë Prokuroris së Përgjithshme për marrjen në pyetje të drejtuesve më të lartë të gardës për vrasjet e 21 janarit. Është një rast unikal që një ish- kryeministër urdhëron mosegzekutimin e vendimeve të Prokuroris. Është një vendim politik, dhe në pengim të hapur të bardhjes së vrasjeve të 21 janarit. Në asnjë vend normal nuk mund të ndodhë kjo kur pushtetet janë të ndara. Por natyrisht kjo mund të ndodhë në Shqipëri kur kreu i akuzës nuk varet nga ligji… por nga politika. Po kështu edhe për aferën Durrës- Kukës. Kreu i PD-së është përpjekur t’ia hedhë me procedurë. Por dëmin, të paktën sipas hetimit të prokuroris, e ka bërë. Në shifra madje 220 milion euro. Një ndërgjegje minimale në interesit publik nuk mund ta linte në heshtje këtë çështje.

Bashkëpunëtorë?

Po kështu janë dhe një sërë aferash të rënda duke filluar që nga koncesionet në fushën e energjitikës, të ngjyrosjes së karburanteve, licensave për shkolla fantazëm që u kthyen në piramida, por edhe për një sërë padish të bëra nga zyrat e Deklarimit të Pasurive me emër dhe mbiemër për zyrtarë gjyqtarë, prokurorë etj., të cilët ka bërë deklarime të rreme për të justifikuar pasuritë miliona eurosh. Dhe e vetmja përgjigje nga organi i akuzës është heshtja në “emër të sekretit hetimor”. Parë në një vështrim të ftohtë, duket qartazi se të gjithë kanë “ngjyer” duart nga pak në këtë çorbë, duke filluar që nga Prokuroria, ish- ministrat dhe ministrat aktual, të cilët nëpërmjet heshtjes ose padive në prokurori në formën “shkel e shko”, duket se kanë zgjedhur “një formë bashkëpunimi” për të mbrojtur njëri tjetrin. Kryeministri Rama, së bashku me ekipin e tij, premtuan përpara ardhjes në pushtet se do të ndëshkonin abuzimet e bëra nga ish- qeveria Berisha në dëm të interest publik, duke filluar që nga koncesionet e korruptuara, zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit, hetimin e vjedhjeve në rrugën Durrës- Kukës. Por sot duket se qeveritarët aktual janë kthyer në bashkëpunëtorë të atyre që abuzuan dje me pushtetin, duke i dhënë të drejtë vetes që të jenë njësoj si ata. Kur bëhet fjala për biznes nuk egzistojnë bindje politike. Këtë duket e di shumë mirë edhe lidershipi i PS-së dhe ai i PD-së. Ja pse nga ana tjetër kemi dhe një organ të dobët akuze, ku ai që erdhi në krye të akuzës erdhi si kombinim interesash politike…për të mos hetuar.

(javanews.al) Me. Ar

 

Next Post

Basha takime me qytetarët në Lezhë: Rimbursojmë 300 KW energji për familjet në nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In