Adriatik Llalla ish-Prokurori i Përgjithshëm po kërkon me çdo kusht që t’u shpëtojë burgut.
Kërkesa e tij për shfuqizimin e vendimit për dënimin e tij me dy vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike është tashmë në Gjykatën e Lartë, e cila e ka pranuar rekursin.
Gjyqtari që do të ketë në dorë “Llallën”, do të jetë Ilir Panda, por ende nuk ka një datë për zhvillim të seancës.
Llalla pretendon se është i sëmurë dhe për këtë arsye nuk mund të shkojë në burg.
Ndërkollë ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga SPAK./m.j