• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Llalla: Krimet në Vlorë e Fier, të lidhura me ngjarje të tjera

by A R
15/01/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori i Republikës, Adriatik Llalla, ka marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë së Vlorës, ku ka folur për vrasjet në këtë qytet dhe në Fier.

“Krimet në Vlorë e Fier janë të lidhura me ngjarje të tjera kriminale. Problem është pezullimi i hetimeve, për mosgjetje të autorëve. Në Vlorë e në Fier ka një numër të lartë të vendimeve të pafajësisë”, tha Llalla.

Fjala e plotë e Llallës në Vlorë:

penale. Pavarësisht se është shprehur shpesh kritika ndaj vendimmarrjes së gjykatës, e cila në shumicën e rasteve ka qenë e drejtë, sërish është e nevojshme që të kërkohen përgjegjësitë edhe në radhët e prokurorëve. Do të vijoj të kërkoj nga strukturat inspektuese në Prokurorinë e Përgjithshme intensifikimin e kontrolleve mbi punën e prokurorëve për rastet e pafajësisë. Gjithashtu, edhe drejtuesit e prokurorive duhet të analizojnë në çdo rast arsyet ose mangësitë në dosjet hetimore, të cilat nuk finalizohen me persona para përgjegjësisë.

Duke rivendosur theksin tek volumi i lartë i punës, gjatë vitit 2016 do të kërkohet shtimi i numrit të gjykimeve të drejtëpërdrejta. Janë shumë raste të veprave penale të rëndësisë së ulët, të cilat mund të zgjidhen në një kohë sa më të shpejtë. Në këtë mënyrë, edhe ngarkesa e prokurorëve ulet ndjeshëm, edhe dhënia e drejtësisë përshpejtohet.

Prokuroria e Përgjithshme e ka të qartë se një pjesë e hetimeve zgjaten për shkak të pritjes së akteve të ekspertimit. Të gjithë jemi në dijeni të ngarkesës me të cilën përballet Policia Shkencore, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme në burime njerëzore dhe teknologji. Personalisht kam diskutuar me titullarët përkatës për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe kam marrë garanci prej tyre se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për të përmirësuar situatën. Por, ndërkohë ju jeni në dijeni se në Prokurorinë e Përgjithshme ka ekspertë të disa fushave, si auto-teknik dhe financiar, por edhe përkthyer për materialet në gjuhë të huaj.

Do të rikërkoj me forcë që të aktivizoni me kërkesat tuaja ekspertët që janë pranë Prokurorisë së Përgjithshme,  me qëllim plotësimin e nevojave të pambuluara në kohë të shkurtër nga ekspertët e institucioneve të tjera.

Në përfundim të fjalës hyrëse, dua të shpreh vlerësimet e plota, sidomos për Prokurorinë e Vlorës, për shtimin e ndjeshëm të rasteve të sekuestrove dhe konfiskimit të pronave të përfituara në bazë të dokumentave të fallsifikuara. Çështja e pronave, krahas paligjshmërisë së dokumentave, ka qenë një ndër shkaqet e përkeqësimeve të situatave, në raste edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të ndiqen këto hetime jo vetëm në Vlorë, por edhe në Fier e në qytete të tjera, me qëllim goditjen e paligjshmërisë që sjell pasoja edhe më kriminale.

Në Gusht të vitit 2015, në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, nënshkruam në Vlorë një marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione, pikërisht për të goditur problematikën e fallsifikimit të pronave. Është me vend të përmendim faktin se kjo marrëveshje ka nisur të funksionojë dhe besojmë se do të vijojë të ketë rezultate pozitive.

Në vijim të takimit, do të kërkoj nga drejtuesit e Prokurorive që të paraqesin situatën në njësitë që drejtojnë. Duke falenderuar median për praninë e saj dhe për mbështetjen e vazhdueshme, do të kërkoj mirëkuptimin për vijimin e takimit me dyer të mbyllura.

Next Post

Mustafa lëvdon Haradinajn e Limajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

January 23, 2026
GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

January 23, 2026
Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

January 23, 2026
Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

January 23, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

January 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

January 23, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

January 23, 2026
Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

January 23, 2026
Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

January 23, 2026
Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In