• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Llalla”/ Hetimet ndaj ish-Kryeprokurorit, Shqipëria kërkon ndihmën e Gjermanisë

by Java News
01/12/2018 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria hedh sytë nga Gjermania, me shpresën se do të ndihmohet nga partnerët për të hedhur dritë në hetimet ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, me mandat në këtë detyrë nga viti 2012 deri në dhjetor të 2017-s, gjatë të cilit u përplas edhe me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu.

Siç bëhet me dije, Prokuroria i ka përcjellë një letërporosi drejtësisë gjermane, për informacion mbi hyrje-daljet e ish-Prokurorit të Përgjithshëm në këtë shtet, nëse posedon apo jo pasuri dhe nëse ka pasur ndonjëherë probleme me autoritetet gjermane.

Këto të dhëna kërkohen në funksion të dosjes së regjistruar fillimisht në Durrës, e më pas të transferuar te Krimet e Rënda, për dyshimet se ish-kryeprokurori ka pastruar parà, nuk ka deklaruar paratë në kufi, si dhe ka kryer deklarim të rremë.

Por, nga fronti i hetimeve nuk ka asgjë të re, pasi ende nuk ka prova bindëse për akuzën, shto edhe heshtjen e gjermanëve ndaj letërporosisë shqiptare. Në këto kushte, i vetmi lajm i mirë për ish-vartësit e Llallës që po e hetojnë është vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila ka refuzuar rekursin e tij për heqje të sekuestros preventive të 22 mijë metrave tokë arë dhe një apartamenti në Durrës.

Këto pasuri u bllokuan gjatë verës nga Krimet e Rënda, vendime që më pas u lanë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk është pyetur ende nga Prokuroria.

Pasi kishte mbyllur mandatin pesëvjeçar si Prokuror i Përgjithshëm, viti 2018 ishte një vit sfidues për Adriatik Llallën. Amerikanët e shpallën “non grata”. Vettingu i hoqi të drejtën për të qenë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Tashmë fati i tij ndodhet në dorën e dy grave të Akuzës, njëra që është zëvendësuesja e tij në detyrë, e që më 19 dhjetor mbush një vit si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme; e tjetra që komandon Krimet e Rënda. Por njëkohësisht, të dyja drejtueset kanë qenë gjithashtu shefe në epokën e Llallës, njëra si shefe seksioni e Task Forcës në Shkodër dhe tjetra zëvendësdrejtuese e Prokurorisë së Rrethi të Durrësit. tch

ma.me

 

Next Post
Tentoi të kryejë marrëdhënie me një vajzë të sëmurë, arrestohet 51-vjeçari

U vetëplagos me armë, korçarit i vënë prangat në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In