Skuadra e Liverpoolit do ta largojë mbrojtësin francez, Mamadou Sakhon qysh në sezonin kalimtar të janarit.Sakho nuk ka luajtur për “Të Kuqtë” që nga prilli për shkak të disa problemeve disiplinore dhe nuk ka të ardhme nën menaxhimin e Jurgen Kloppit, transmeton Koha.net.Klopp ka thënë se, “nuk e ka në plan të largojë asnjë lojtar të ekipit të parë”, por në të nuk e përfshinë Sakhon, raporton Liverpool Echo.
Në tre muajt e fundit francezi ka stërvitur me ekipin U-23, dhe Klopp ka thënë se për Sakhon asgjë nuk ka ndryshuar.
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ai nuk është në planet e ekipit të parë. Ekipi i parë është këtu (në Melëood), të gjithë e dini këtë”, është shprehur Klopp. (b.an)