Cristian Tello pritet që karrierën ta vazhdojë në Premierligë. Sipas gazetës sportive madrilene, Marca, sulmuesi spanjoll mund të transferohet te skuadra e Liverpoolit.
Tello, i cili kushton rreth 7 milion euro, së fundi ishte i huazuar te skuadra nga Serie A, Fiorentina. Kurse, në sezonin 2014-2015 Tello ishte pjesë e skuadrës portugeze Porto.
Ai është i vendosur që përfundimisht të largohet nga Barcelona, pasi nuk bën pjesë në planet e Luis Eriques. /a.m.