LIVE/ Votimi i demarkacionit, Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin. Të pranishëm në seancë janë 93 deputetë.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi se nëse demarkacioni me Malin e Zi nuk kalon me dy të tretat e deputetëve prezent në sallë, Kuvendi i Kosovës nuk mund ta kthej në seancë këtë pikë 90 ditë.

“Po iu njoftoj meqë është e rëndësishme për liberalizimin e vizave, nëse nuk kalon me dy të tretat e kolegëve prezent në sallë, 90 ditë nuk do të ketë të drejtën ta kthej Kuvendi në seancë, domethënë vazhdojmë me avazin e vjetër”, tha ai.

Jashtë kuvendit po zhvillohen protesta, ku qytetaret kerkojne votimin e marreveshjes, per ti dhene fund izolimit te Kosoves.

Konjufca: Nëse kalon kjo marrëveshje Kosova humb territor

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca tha se nëse kalon marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit shteti humb territor.

Për Vetëvendosjen më esenciale është territorit sesa liberalizmi i vizave. Sipas Konjufcës është me rëndësi liberalizimi por shtrohet pyetja kush e ka penguar deri më tani e që është ai që e ka nënshkruar gabim.

Konjufca tha se përgjegjësitë duhet t’i marrin ata që kanë nënshkruar e jo opozita.

Një ditë më parë seanca dështoi të mbahet në mungesë të votave të mjaftueshme për ta miratuar marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.