Është ngjitur në skenën e Wiener Stadhalle dhe po këndon live këngëtarja shqiptare Elhaida Dani. E veshur me një fustan të zi dhe me një dekolte shumëngjyrëshe me lule, Dani po këndon përpara miliona shikuesve këngën e saj “I’M Alive”.
Ajo është cilësuar si një nga favoritet për ta fituar këtë edicion evropian të këngës, dhe shpresa e të gjithë shqiptarëve kjo është.









