Po luhet në “Selman Stërmasi” super sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore.
LIVE| Partizani-Flamurtari 1-0
Mbyllet pjesa e pare
45′ Atanda gjuan me kokë pas krosimit të Asanit nga e majta, topi shkon mbi traversë.
43′ Pollozhani provon me një gjuatje nga distanca, por del mjaft bukur portieri Hoxha që zotëron topin.
37′ Pranë golit të dytë Partizani. Asani shkëputet bukur nga e djatha, provon me një gjuajtje, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
38′ Kërkon të reagojë Flamurtari me Torasën, por argjentinasi gabon në pasim në momentin e fundit.
35′ Telushi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bushiç, kapiteni i Flamurtarit, kërkon karton të verdhë, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi.
29′ Labinot Ibrahimi provon me një goditje të fortë nga distanca, por pa rrezikuar portën e Flamurtarit.
23’ Sirghi është lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar kundër Malës.
21′ GOOOOL PARTIZANI 1-0. Mensah kalon në avantazh skuadrën e Gegës.
19′ Mundësi e artë për të kuqtë. Asani provon me një kthesë të bukur nga brenda zonës, por reagon bukur Koliçi, duke i mohuar golin Asanit.
17′ Partizani provon të rrezikojë me Bardhin, por bllokon mbrojtja e Flamurtarit.
14′ Goditja e parë nga këndi i takon Partizanit, por Belica nuk arrin të godasë saktë me kokë.
10′ Lojë e luftuar në mesin e fushë.
3’ Asani provon të shënojë për skuadrën kryeqytetase, por goditja e lojtarit të Partzianit përfundon në rrjetën e jashtme.
1′ Ka startuar takimi.
***
Skuadrat do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, teksa Partizani barazoi në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Flamurtari u mposht në shtëpi ndaj Skënderbeut.
Nuk mungojnë suprizat në formacionet titullarë, teksa Rubin Hebaj nuk ia ka dalë të jetë titullar.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Mensah, Bardhi
FLAMURTARI: Koliçi, Pollozhani, Sirghi, Siljanovski, Kotobelli, Deliaj, Beqaj, Batha, Torassa, Danilo Alvesh, Bushiç.
a.ç

