• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE Spanjë-Shqipëri/ Spanjollët na ndëshkojnë me një devijim 1-0, shënon Torres (VIDEO)

by Java News
26/03/2022 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria luan kundër Spanjës në një sfidë miqësore në “shtëpinë” e Keidi Bares, stadiumin e Real Sociedadit. Një provë e vështirë për të Kombëtaren tonë, por një mundësi e mirë për tu rritur kundër një prej përfaqësuesve më të forta në botë.

Edhe pse është një miqësore trajneri Edi Reja kërkon ta shfrytëzojë në maksimum këtë ndeshje, ku ka zgjidhur dilemat për sa i përket sulmit. Formacioni është ai i zakonshmi 3-4-1-2 me Brojën dhe Cikalleshin që do të formojnë dyshen e sulmit.

LIVE Spanjë-Shqipëri  1-0

75′ Ferran Torres

MINUTE PAS MINUTE

75’ GOOOL Spanja. Pasim në qendër për Torres i cili gjen devijimin e Gjimshitit për të dërguar sferën në rrjetë.

71’ Në fushë Azpilikueta dhe Jeremi, largohen Karvahal dhe Morata.

69’ Olmo mundohet të nisë Alba drejt portës së Berishës, por gardiani del dhe kontrollon i qetë.

64’ Zëvendësim i trefishtë te Spanja me Soler, Zhordi Alba dhe Olmo që futen në fushë në vend të Sarabia, Markos Alonsos dhe Gavi.

61’ Zëvendësim i dyfishtë te kuqezinjtë. Largohen nga fusha e lojës Cikalleshi dhe Gjasula, për t’i bërë vend Uzunit dhe Ramadanit.

56’ Kombinim mes Brojës dhe Balliut në krahun e djathtë. Mbrojtësi nis topin në qendër ku Laçi nuk arrin të devijojë. Sfera kthehet më pas te Bare i cili gjuan por dërgon topin shumë lart mbi traversë.

52’ Harkim nga e djathta në shtyllën e dytë për Morata, ky i fundit ul topin për Sarabia i cili tenton roveshatën por fluturon sferën mbi traversë.

50’ Ndeshja ndalet për pak minuta për shkak të një goditje që ka marrë Erik Garsia nga Cikalleshi.

48’ Përsëri gjuajtje e fortë e Rodri, sfera devijohet dhe përfundon jashtë.

46’ Menjëherë rrezikshëm spanjollët me një predhë nga jashtë zone të Rodri, Berisha përgjigjet me një grushtim vendimtar.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1’ Aksion i rrezikshëm i spanjollëve me Sarabia në krahun e majtë, Gjimshiti largon me vështirësi para se futbollisti vendas të sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

45’ Jepet 1 minuta shtesë.

45’ Sarabia tenton portën nga një goditje dënimi , por nuk gjen katërkëndorin.

44’ Karton i verdhë për Gjimshitin pas një faulli ndaj Moratës.

43’ Shpërthim spektakolar i Brojës në krahun e djathtë, kalon dy mbrojtës dhe nis topin për Cikalleshin i cili nuk arrin të devijojë para portës.

38’ Shpërthim i Brojës në krahun e djathtë, ku bën 40 metra me topin në këmbë mes futbollistëve kundërshtarë dhe në fund fiton një goditje këndi.

34’ Pedri provon me një gjuajtje të shpejtë nga e majta e sulmit, Berisha është në pozicion.

32’ Vazhdon e njëjta tablo, me spanjollët që mbajnë topin, por asnjë prej tyre nuk arrin të shfaqet rrezikshëm para Berishës.

30’ Në tribuna dëgjohen gjithnjë e më shumë thirrjet “Shqipëri, Shqipëri”.

28’ Presing i lartë i përfaqësueses shqiptare, që mundohet të mbajë Spanjën sa më larg portës së Berishës, duke ndaluar ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja.

22’ Dominim i spanjollëve në këto minuta të para, por kuqezinjtë kanë arritur të kontrollojnë rreziqet e mëdha para Berishës.

20’ Pedri gjuan në kufijtë e zonës, Berisha ia del të kontrollojë sferën e shmangë rrezikun.

12’ Shpërthim i Balliut në krahun e djathtë, ai nis topin në qendër për Cikalleshin i cili rrëzohet pas një kontakti, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

10’ Kombinime të shpejta të spanjollëve që nxjerrin Gavin në zonë, gjuajtja e tij bllokohet nga prapavija e Shqipërisë që largon rrezikun.

5’ Ferran Torres shpërthen në krahun e majtë dhe në diagonale mundohet të kalojë Berishën, por gardiani kuqezi devijon jashtë.

2’ Gavi provon menjëherë të gjejë një korridor mes futbollistëve kuqezi, mbrojtja largon rrezikun para Berishës.

1′ Nis dueli në Barcelonë.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJË: Martin; Karvahal, Garsia, P.Torres, Alonso; Gavi, Rodri, Pedri; F.Torres, Morata (k), Sarabia

SHQIPËRI: Berisha (k); Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Gjasula, Laçi, Balliu; Bare; Broja, Cikalleshi

Next Post
Futbollisti i Kombëtares konfirmohet me COVID-19, Myrto Uzuni humbet sfidën me Barcelonën

Uzuni SPEKTAKOLAR, Shqipëria barazon Spanjën në Barcelonë 1-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In