Në Bruksel, është hedhur shot shorti për sezonin e ri të Ligës së Kombeve 2026-2027. Shqipëria bën pjesë në Ligën C por në vazon e parë, ndërsa Kosova në Ligën B, por në vazon e fundit.
Shqipëria bën pjesë në vazon e parë: Shqipëria, Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino.
Ndërsa Kosova që bën pjesë në Ligën B, në grupin C, do të ketë këto kundërshtarë: Izrael, Austria, Republika e Irlandës, Kosova
Fituesi i vendit të parë ngjitet një ligë më sipër, vendi i fundit bie direkt një ligë më poshtë. Suksesi në këtë kompeticion është i rëndësishëm, pasi ndihmon jo vetëm për të marrë një pozicion më lart në shortet e ardhshme, por është edhe një alternativë e mundshme për të siguruar biletën për Euro 2028.
Liga D:
D1: Gjibraltar ose Letonia, Malta ose Luksemburg, Andorra
D2: Lituani, Azerbajxhan, Lihtenshtejn
Liga C:
C1: Shqipëria, Finlanda, Bjellorusia, San Marino
C2: Mali i Zi, Armenia, Qipro, Letonia ose Gjibraltar
C3: Kazakiztan, Sllovakia, Ishujt Faroe, Moldavia
C4: Islanda, Bullgaria, Estonia, Luksemburg ose Malta
Liga B:
B1: Skocia, Zvicra, Slovenia, Maqedonia e Veriut
B2: Hungaria, Ukraina, Gjeorgjia, Irlanda e Veriut
B3: Izrael, Austria, Republika e Irlandës, Kosova
B4: Polonia, Bosnja Hercegovine, Rumania, Suedia
Liga A:
A1: Franca, Italia, Belgjika, Turqia
A2: Gjermania, Holanda, Serbia, Greqia
A3: Spanja, Kroacia, Anglia
A4: Portugalia, Danimarka, Norvegjia











